Ajo që ha mund të ndikojë në shumë aspekte të shëndetit tuaj, përfshirë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës, diabetin dhe kancerin.
Ky artikull do të hulumtojë dhe shikojë dhjetë ushqime që mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit.
- Brokoli
Brokoli përmban sulforafan, një përbërës bimor që gjendet në perimet që mund të kenë veti të fuqishme anti-kancer. Një studim laboratorik tregoi se sulforafani uli deri në 75% madhësinë dhe numrin e qelizave të kancerit të gjirit.
- Karota
Disa studime kanë zbuluar se ngrënia e karotave lidhet me një rrezik më të ulët të disa llojeve të kancerit. Për shembull, një analizë e rezultateve të pesë studimeve doli në përfundimin se ngrënia e karotave mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të stomakut deri në 26%.
- Fasulet
Fasulet janë të pasura me fibra dhe disa studime kanë zbuluar se ato mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga kanceri kolorektal. Një studim ndoqi 1,905 njerëz me një histori të kancerit kolorektal dhe zbuloi se ata që konsumuan më shumë fasule të thata dhe të gatuara kishin tendencë të kishin një rrezik më të ulët të përsëritjes së kancerit.
- Manaferrat dhe frutat e kuq
Manaferrat janë të pasura me antocianinë, pigmente bimore që kanë veti antioksiduese dhe mund të shoqërohen me një rrezik të zvogëluar të kancerit. Në një studim njerëzor, 25 persona me kancer kolorektal u trajtuan me ekstrakt boronice për shtatë ditë, gjë që uli rritjen e qelizave kancerogjene me 7%.
- Kanellë
Përfitimet shëndetësore të kanellës janë të mëdha, duke përfshirë aftësinë e saj për të ulur sheqerin në gjak dhe për të lehtësuar inflamacionin. Për më tepër, disa studime kanë zbuluar se kanella mund të ndihmojë në bllokimin e përhapjes së qelizave kancerogjene.
- Fruta të thata
Kërkimet kanë zbuluar se ngrënia e arrave mund të lidhet me një rrezik më të ulët të llojeve të caktuara të kancerit. Për shembull, një studim shqyrtoi dietat e 19,386 njerëzve dhe zbuloi se ngrënia e arrave shoqërohej me një rrezik më të ulët të vdekjes nga kanceri.
- Vaj ulliri
Vaji i ullirit është i mbushur me përfitime shëndetësore, prandaj nuk është për t’u habitur që është një nga ushqimet kryesore të dietës mesdhetare. Disa studime kanë zbuluar se një konsum i shtuar i vajit të ullirit mund të ndihmojë në mbrojtjen nga kanceri.
- Shafrani i Indisë
Shafrani i Indisë është një erëz e njohur për vetitë e saj shëndetësore. Kurkumina, përbërësi aktiv i saj, është një kimikat me efekte anti-inflamatore, antioksiduese, madje edhe anti-kancer. Një studim vlerësoi efektet e kurkuminës në 44 pacientë me lezione të zorrës së trashë që kishin rrezik të bëheshin kancerozë. Pas 30 ditësh, 4 gram kurkuminë në ditë zvogëloi me 40% numrin e lezioneve të pranishme.
- Frutat agrume
Ngrënia e frutave agrume si limonët, grejpfrutët dhe portokallet ka qenë i lidhur me një rrezik më të ulët të kancerit në disa studime. Një studim i madh zbuloi se pjesëmarrësit që hëngrën më shumë agrume kishin një rrezik më të ulët të zhvillimit të kancerit në rrugët e sipërmme të frymëmarrjes dhe të aparatit tretës
- Farat e lirit
Të pasura me fibra dhe yndyrna të shëndetshme për zemrën, farat e lirit mund të jenë një shtesë e shëndetshme në dietën tuaj. Disa hulumtime kanë treguar se ato madje mund të ndihmojnë në ngadalësimin e rritjes së kancerit dhe eliminimin e qelizave kancerogjene.
Burimi / https://italiafeed.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.