Sot, më 19 mars festohet dita e babait. Le të shohim se si të krijojmë së bashku me fëmijët një dhuratë unike dhe origjinale, me material të ricikluar, për të festuar lidhjen e veçantë dhe të pazgjidhshme midis prindërve dhe fëmijëve. Pa shpenzim: letrat, ngjitës, ngjyrat dhe dëshira për të qenë së bashku.
Puna për festën e babait
Dita e babait është një moment i rëndësishëm për të festuar një lidhje të fortë midis prindërve dhe fëmijëve. Fëmijët i presin me gëzim të gjitha festat dhe ajo e babait nuk bën përjashtim. Festimi i dashurisë për prindin tuaj është një arsye e madhe për të përgatitur me duart tuaja diçka të bukur dhe unike.
Krijimi i një dhuratë për babanë së bashku me fëmijët do të na lejojë të kalojmë kohë cilësore me ta, për t’i dhënë frymëmarrje imagjinatës dhe krijimtarisë, duke i mësuar diçka fëmijëve të vegjël dhe duke nxitur aftësitë e tyre.
Ja një projekt i përshtatshëm për fëmijët nga 1 vjeç:
Materialet që nevojiten:
1 kavanoz xhami me kapak
Ngjyrat e shpirtit
Letrat me ngjyra
Mënyra e realizimit:
Merrni kavanozën, lajeni, thajeni me kujdes në ,mënyrë që të jetë gati për t’u ngjyrosur nga fëmija.
Pritini letrat në forma të ndryshme. Për secilën nga këto shkruani dëshirat që fëmija do të sugjerojë:një puthje, një udhëtim vozitës me të atin.
Vendosni letrat në kavanoz dhe mbylleni.
Dhurata të tjera për festën e babait
Ju gjithashtu mund të krijoni kavanozin e rërës ose të bëni mbajtësin e stilolapsit nga një kanaçe. Përndryshe, argëtohuni duke përgatitur një tortë ose dhurojini shumë çokollata të shijshme babait tuaj.
Gjëja më e rëndësishme është të argëtohemi dhe të jemi së bashku.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.nonsprecare.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.