Në fokus

March 19, 2018 | 8:10

Nga Nardjana Dalanaj: Si ta kuptojmë hipomaninë dhe shkaktarët e saj

Hipomania është një gjendje shpirtërore e karakterizuar nga eufori e vazhdueshme. Sipas kritereve të DSMV, hipomania është e dallueshme nga mania, sepse nuk ka dëmtime të rëndësishme funksionale.

Nardjana Dalanaj, psikologe klinike 

Nardjana Dalanaj, psikologe klinike

Sjelljet karakteristike të personave që përjetojnë hipomaninë janë në rënie të ndjeshme në nevojën për gjumë, rritje e përgjithshme e energjisë, sjellje dhe veprime të pazakonshme, rritje të dukshme në bisedë dhe besim, që zakonisht shfaqen me një fluturim idesh kreative.

Individi me hipomani angazhohet në blerje të pakufizuara. Simptomat e tjera që lidhen me këtë mund të përfshijnë ndjenjën e madhështisë, distraktivitetit dhe hiperseksualiteti. Ndërkohë që sjellja hipomanike shpesh gjeneron produktivitet dhe eksitim, mund të bëhet problem nëse subjekti angazhohet në sjellje të rrezikshme ose të padëshiruara, dhe simptomat manifestohen në vështirësi me ngjarjet e përditshme të jetës.

hypomaniaKur episodet maniake janë të ndara në fazat e një progresi sipas ashpërsisë simptomatike, hipomania përbën fazën e parë të sindromës, ku euforia ose ngacmimi i rritur, presioni i fjalës dhe aktiviteti, rritja e energjisë, ulja e nevojave për gjumë dhe fluturimi i ideve janë më të qarta.

Hipomania është një i çrregullimit bipolar. Ajo shfaqet në procesion sekuencial, pasi çrregullimi i humorit luhatet mes gjendjes normale dhe manisë.

Hipomania gjithashtu mund të shkaktohet nga shfaqja e një ngjarjeje shumë emocionuese në situatën e pacientit të tilla si: fitim i konsiderueshëm financiar etj.

depresie-fericireHipomania mund të ndodhë edhe si një efekt anësor i medikamenteve të përshkruara për sëmundje të ndryshme si: gjendjet psikologjike ose çrregullimet e gjendjes shpirtërore. Në këto raste si dhe në rastet e episodeve hipomanike të shkaktuara nga droga në depresion unipolar, hipomania mund të eliminohet duke ulur dozën e ilaçeve ose duke e ndryshuar në një ilaç tjetër nëse ndërprerja e trajtimit nuk është e mundur.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com