Në fokus

October 10, 2016 | 11:33

Dhuro flokë! Fal Shpresë!

“Europa Donna Albania”, organizata e vetme në Shqipëri që mbron interesat dhe të drejtat e pacienteve me kancer gjiri, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, organizon të shtunën, më 15 Tetor 2016, pranë parkut “Rinia”, Tiranë, një fushatë një ditore të dhurimit të flokëvë për gratë e prekura nga kjo sëmundje.

Flokët e dhuruara do të shndërrohen më pas në paruke të përsonalizuara për pacientet që i dëshirojnë ato. Disa prej parukeve do t’u bëhen dhuratë në mënyrë vullnetare fëmijëve të prekur nga kanceri.

Parukierë të njohur do të kontribuojnë vullnetarisht në realizimin e kësaj nisme. Ju mund të bëni ndryshimin që keni ëndërruar për këtë stinë nga duart e parukierit tuaj të preferuar. Ato, do të bëhen me flokë, flokë që s’i kanë, sepse sëmundja ua ka rrëmbyer.

Eja të sjellësh gëzim në jetën e një gruaje!
Flokët e shkurtër janë këtë vjeshtë në modë.

Dhuro flokë! Fal Shpresë!
Sepse asnjë grua nuk duhet ta luftojë kancerin e vetme.

Parku Rinia, Tiranë, 15 Tetor 2016
Ora 11.00

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top