Në fokus

October 10, 2018 | 14:08

Diabeti mund të zbulohet 20 vjet para diagnostikimit

Shenjat paralajmëruese të diabetit të llojit 2, mund të zbulohen edhe 20 vite përpara diagnostikimit të sëmundjes, thonë shkencëtarët.

Nivelet e ngritura të sheqerit dhe rezistenca e insulinës janë vënë re te njerëzit, që përpara se ata të shfaqnin shenjat e para të sëmundjes.

Një tjetër studim, arriti në konkluzionin se diabeti i llojit 1 mund të keqdiagnostikohet pas moshës 20 vjeç.

Studimi në Japoni, i kryer në periudhën 2015-2016, u përqendrua te indeksi BMI, nivelet e sheqerit dhe ndjeshmëria e insulinës te 27 mijë persona pa diabet, të grupmoshës 30-50 vjeç. Shumica ishin meshkuj.

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top