Mirëqenie

July 12, 2018 | 12:28

Diabeti, perimet që duhet t’i përfshini në ushqimin e përditshëm

Një dietë ideale për trajtimin e diabetit konsiston në përzierjen e shumë frutave e perimeve. “The glycemix index” ka bërë një renditje relative të ushqimeve sipas mënyrës se si ndikojnë në nivelin e glukozës në gjak.

Ushqimet me karbohidrate të ulëta absorbohen , treten dhe metabolizohen ngadalë dhe shkaktojnë një rritje graduale të glukozës në gjak. Ndërsa ato me nivel të lartë shkaktojnë luhatje të dukshme të nivelit të glukozës, duke shkaktuar shqetësime te diabetikët. Ja disa prej perimeve që nuk duhen hequr nga tryeza.

Spinaqi është një burim i madh i folatit, fibrave ushqyese dhe vitaminave A, B, E, C dhe K.

Lulelakra gjithashtu është një depo mineralesh ushqyese vitale. Një superushqim i ngarkuar me proteina, magnez, fosfor, kalium dhe mangan, ideal për personat me diabet.

Brokoli është një tjetër perime, që nuk duhet hequr nga dieta e diabetikëve, pasi jo vetëm ka një përmbajtje të lartë fibrash, por edhe mbron enët e gjakut.

Po ashtu, asparagu, i cili përdoret gjerësisht në kuzhinën italiane dhe atë kontinentale, përveçse ka një aromë të shijshme, ndihmon për të mbajtur në nivelin e duhur sheqerin në gjak.

 

Burimi / Panorama ONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top