FB

February 5, 2022 | 8:16

Dialogu inkurajues e ndihmon fëmijën të rrisë besimin tek vetja

Dialogu me të rriturin, fuqizon besimin e fëmijës te fjala dhe vetja e tij. Fëmija kur dialogon apo bisedon me të rriturin e ka më të lehtë të aktivizojë potencialët  drejt autorealizimit. Të zhvillojë kuriozitetin dhe habinë nga gjërat e reja që zbulon dhe mëson.

Nga Lira Gjika

Por kur biseda i rritur – fëmijë zhvillohet nëpërmjet gjykimit dhe krahasimit dialogu nuk ndërtohet dot. Për pasojë, rritja dhe të mësuarit, kthehen në vuajtje, bezdi dhe përtesë. Fëmija humbet gëzimin dhe habinë e të mësuarit. Habia e të gjeturit, e zbulimit është shumë e rëndësishme për mendjen e fëmijës.

Habia e ndihmon fëmijën të ketë durim për të gjetur, zbuluar e mësuar gjëra të reja, fjalë të reja, i ushqen fantazinë që është leva e mendjes, por vetëm nuk ja del dot, i duhet i rrituri. Pa dialogun inkurajues nga ana e të rriturit, prind dhe mësues, fëmija nuk beson dot te vetja dhe fjalët e tij.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top