FB

October 22, 2024 | 7:06

Dialogu me adoleshentin tuaj ngjan me një “një fushë beteje”? Ja si ta menaxhoni situatën?

Fëmija nuk është armiku juaj. Nëse e bëni adoleshencën një fushë beteje, adoleshenti juaj mund të jetë më i gatshëm për t’u angazhuar në betejë. Në vend të kësaj, konsideroni dialogun për t’u mirëkuptuar me adoleshentin tuaj.

1

Çdo fëmijë është i ndryshëm, madje edhe ata që rriten në të njëjtën shtëpi.

Luftëtari. Disa fëmijë kanë lindur luftëtarë; puna juaj është t’u mësoni atyre artin e negocimit. Të mësuarit për të negociuar i ndihmon ata të kuptojnë se njerëzit e tjerë kanë mendime të ndryshme dhe është një ide e mirë të njohin dhe të kuptojnë opinionet dhe të bashkëveprojnë me të tjerët.

Paqësori. Për disa fëmijë, angazhimi në çdo lloj beteje është gjëja e fundit në mendjet e tyre. Këta janë fëmijët e qetë, të heshtur dhe që nuk shkaktojnë probleme. Ky është një fëmijë që duhet të mësojë artin e negocimit po aq sa edhe”fëmija luftëtar”. Fëmijët e qetë mund të jenë fëmijë të fshehtë, bllokojnë mendimet dhe zemrat e tyre. Këta fëmijë duhet të mësojnë të dalin nga pasiviteti dhe të provojnë se si të ngrihen për veten, mendimet dhe dëshirat e tyre. Kush më mirë mund t’ju mësojë këtë aftësi të vlefshme se dikush që i njeh dhe i do?

Duhet të jeni të gatshëm për të negociuar. Duhet të jeni të gatshëm të përgatitni mendimet dhe arsyet tuaja përse ju thoni se çfarë të bëjnë. Aktivitetet e arsyetimit të lartë, siç janë negociatat, janë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e mendjes, ashtu si ushtrimi i trupit. Negocimi është stërvitje e shëndoshë mendore.

Negocimi me fëmijën tuaj është gjithashtu i dobishëme për ju. Nëpërmjet këtij procesi do të mësoni se çfarë është e rëndësishme për adoleshentin tuaj dhe pse. Negociatat do t’ju lejojnë të mësoni dhe nga fëmija juaj. Ta themi thjesht, do ta njihni më mirë fëmijën.

Ka disa rregulla që nuk do të jeni të gatshëm t’i ndryshoni, që nuk janë të hapura për negociata. Këto janë rregulla që përfshijnë drogë, alkool ose aktivitet seksual. Ju gjithashtu mund të keni rregulla të panegociueshme, si të gjithë familjet. Megjithëse këto rregulla nuk janë të hapura për negociata, ato duhet të jenë gjithmonë të hapura për diskutim. Fëmija juaj duhet të dijë se pse i keni këto rregulla, prej nga vijnë, cilat janë të mira që promovojnë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top