Dr.Mark Boçi & Dr.Diana Boçi
Diana Dental Clinic, Klinikë Stomatologjike dhe Estetike, Laborator Dentar
Nëse do të ngacmonim në historikun e tyre familjar, padyshim që do të mund t’i jepnim një shpjegim profesionalizmit dhe përkushtimit. Sepse janë shumë vite karriere mbi supe që me dinjitet kanë regjistruar pafund histori suksesi në stomatologji. I pari që shënjoi hapat e para në këtë fushë ishte Doktor Mark Boçi, i cili u shndërrua në një aset të rëndësishëm si mjek, por gjithashtu u bë gurthemeli për bazat e një klinike stomatologjie model në Shqipëri.
Në këtë rrugëtim profesional, padyshim si pjesë komunikative dhe dashje pa dashje e bartjes së punës në familje, ai e transmetoi genin tek vajza e tij, Diana, e cila u rrit me dashurinë për profilin e mjekut dentist. Sot ajo është një mjeke e kompletuar me akademizmin e saj, duke kontribuar në cilësinë dhe përmirësimin e shëndetshëm të buzëqeshjes së shumë njerëzve.
Diana Dental Clinic tek Pallatet 9-katëshe është klinika që ka një organizim perfekt, duke ofruar shërbime elitare dentare që nga trajtimet e thjeshta, mbushje, ekstraksion dhëmbësh, deri tek implantologjia, apo kirurgjia maxillofaciole, shërbime cilësore dentare me standarde Europiane. Të gjitha shërbimet dhe materialet dentare në klinikë janë të një cilësie të lartë por me çmime dukshëm më të arritshme.
Në Diana Dental Clinic zbatohen standardet ISO për t’u treguar të gjithëve cilësinë e menaxhimit sistematik të proceseve dhe shërbimeve shëndetësore të ofruara.
Doni të drejtoni dhëmbët pa e kuptuar askush? Drejtimi i tyre nuk ka qenë kurrë më i lehtë se sa sot, duke përjashtuar bezdinë dhe dukjen e telave në gojë. Tani me metodën e re të maskerinave transparente mund t’i drejtoni dhëmbët pa qenë nevoja të dukeni keq. Ndërrimi i tyre sipas planit të trajtimit do t’ju sjellë buzëqeshjen që gjithmonë keni ëndërruar.
Diana Dental Clinic: Garanci, përsosmëri, besueshmëri!
Buzëqeshja juaj, Kënaqësia jonë!
– Ortodonci (aparate të lëvizshme, fikse, maskerina transparente)
– Endodonti
– Pedodonti
– Terapi
– Kirurgji
– Implantologji
– Stomatologji estetike
– Metoda 3D për drejtimin e dhëmbëve (Clear Aligner)
Adresa: Rruga “Qemal Stafa”, te Pallatet 9-katëshe, karshi Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë
Cel: +355 69 407 7704
Facebook Dr.Diana Boçi
Instagram diana_dental_clinic
Ueb: www.dianadentalclinic.com
Publikuar në Revistën Psikologjia Mars 2023
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.