Dianetika (nga greq. dia – mes, nëpërmjet ; nus – mendje), është një tërësi idesh dhe praktikash që kanë të bëjnë me përkatësinë midis mendjes dhe trupit, që u zhvilluan nga autori fantastik L. Ron Hubbard. Dianetika është një mënyrë e zhvillimit vetjak, bazuar mbi njohjen dhe zvogëlimin sistematik të kujtimeve plagosëse (engrameve), që ruhen në pavetëdije. Qëllimi i dianetikës është “pastrimi” i kësaj pjese të mendjes. Kur arrihet ky pastrim, njeriu është i aftë të përdorë plotësisht fuqinë mendore të tij.
Dianetika: Shkenca moderne e shëndetit mendor, zbulon burimet e sëmundjeve psikike. Po ashtu studiuesit dhe specialistët e kësaj fushe pohojnë se, dianetika mund të rrisë mençurinë, zhduk emocionet e padëshiruara, dhe arrin të lehtësojë një numër të gjerë sëmundjesh psikosomatike. Dianetika paraqitet si një ndihmesë tejet e thjeshtë, si për teorinë ashtu edhe për aspektin praktik.
Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr. Ilia Larti
Ushtrimi kryesor i dianetikës është dëgjesa, në të cilën një njeri i “parapastruar”, zakonisht me ndihmesën e një këshilltari të quajtur “dëgjues” përpiqet të ballafaqohet me kujtimet e tij lënduese, engramet në mendjen e tij kundërvepruese, duke shtjelluar larminë e gjerë të kushtëzimeve që ata shkaktojnë. Dëgjesa shpesh përdor një aparat të quajtur E-metër, i cili mat rezistencën elektrike të trupit të njeriut, dhe i cili sipas pohimeve të nxënësve të Hubbardit “mat gjendjen shpirtërore apo ndryshimet e gjendjes së një personi”.
Dianetika është kundërshtuar fuqimisht që në zanafillat e saj. Bashkësia ndërkombëtare shkencore nuk e ka njohur kurrë punën e Hubbardit. Dianetika: Shkenca moderne e shëndetit mendor, si një teori shkencore e besueshme dhe e mirëfilltë, është etiketuar gjithnjë në shtyp si pseudoshkencë nga mjaft shkencëtarë, mjekë dhe historianë, por kohët e fundit ka mjaft interes nga specialistët e kësaj fushe, të cilët eksperimentojnë dhe studiojnë, sepse ka diçka interesante në kujtimet e së kaluarës të mbetura dhe shfaqen si makthe, frikë, emocione etj.
Çfarë na mëson Dianetika?
Dianetika na mëson se kush e shkakton frikën si diçka të erret dhe të panjohur, e cila shfaqet në formën e maktheve, të cilat vijnë nga fëmijëria jonë, na mëson ku ndodhen momentet tona të dhimbjes dhe kënaqësisë. Njeriu nuk di mjaft gjëra për veten, për prindërit, për “motivet” e veta. Pjesa më e madhe e të dhënave të jetës mund të mos jenë kujtime, por “engrama” të krijuara në thellësitë e fshehura të mendjes tonë. Engrama është një pikturë e imagjinuar mendore, e cila është regjistrim i një përvoje që përmban dhimbje, pavetëdije dhe një kërcënim real apo të fantazuar të mbijetesës. Pra, engrama është një regjistrim tërësor deri në detajet më të rëndësishme i çdo perceptimi të pranishëm në një moment të plotë ose të pjesshëm të pavetëdijes. Çdo perceptim arkivohet në kujtesë dhe ka një rievokim që përfshin pamje, dëgjimin, prekjen, nuhatjen, ritmikën, kinestetikën (pesha dhe lëvizja), somatike (dhimbja), termale (temperatura) dhe organike (ndijimet e brendshme dhe emocionet).
Mendja regjistron çdo episod që na ndodh në jetë. Këto episode quhen – piktura mentale. Me anë të këtyre imazheve mentale, ne mund të kujtojmë se ç’kemi bërë dje madje dhe para shumë muajsh. Në fillim, rikujtimi është i dobët, por Dianetika mund ta mprehë atë. Duke kujtuar, perceptuar dhe përfytyruar, ai ka aftësinë për të zgjidhur probleme dhe t’i përdorë të dhënat për të arritur në përfundime. Mendja është instrumenti më i mahnitshëm, me epërsi shumë më të madhe se çdo makinë që ajo vetë do të shpikë në epokat e ardhshme.
Qëllimi i terapisë Dianetike është një “Çlirim” dhe “Kthjellim” i individit. Personi i vetëdijshëm është një person i cili nëpërmjet terapisë dianetike është çliruar nga streset e mëdha dhe ankthi. Personi i vetëdijshëm është një person ku, si pasojë e terapisë dianetike, nuk ka sëmudje psikosomatike dhe shqetësime të tjera.
Ndarja e mendjes njerëzore sipas Teorisë së Dianetikës:
Mendja analitike është ajo pjesë e mendjes që percepton dhe ruan të dhënat e përvojës për të shtruar dhe zgjidhur probleme.
Mendja reaktive është ajo pjesë e mendjes që depoziton dhe ruan dhimbjen fizike dhe emocionin e hidhur. Ajo është shkaku i të gjithave sëmundjeve mendore, neurozave, psikozave, depresioneve, kompulsioneve dhe represioneve.
Mendja somatike është ajo mendje që e drejtuar nga mendja analitike ose reaktive vë në veprim zgjidhjen në nivelin fizik.
Dianetika konsiderohet si shkenca e mendjes
Parimet e Dianetikës:
Dianetika është shkencë e organizuar e mendimeve të ndërtuara mbi aksioma të përcaktuara. Ajo përmban një teknikë terapeutike me të cilën mund të trajtohen të gjitha sëmundjet mendore, jo organike dhe të gjitha sëmundjet organike psikosomatike. Ajo krijon nj gjendje aftësie dhe racionaliteti për njeriun duke rritur energjitë dhe personalitetin e tij.
Dianetika zbulon natyrën themelore të njeriut në vend që të rrezikojë ta parashtrojë apo postulojë.
Burimi i vetëm i çrregullimeve mendore zbulohet dhe demonstrohet klinikisht ose laboratorikisht nga dianetika.
Dianetika sjell teorinë e sëmundjes pa prejardhje mikrobesh.
Me Dianetiken përfundon “nevoja e shkatërrimit të trurit, me anë të shokut ose kirurgjisë për të arritur bindjen e pacientëve mendorë.
Në Dianetikë bëhet shpjegimi i efekteve fiziologjike të provokuara nga drogat dhe substancat endokrine.
Përmasat, aftësia ruajtëse dhe rikujtuese e kujtesës njerëzore përcaktohet nga Dianetika.
Dianetika ndihmon në fushën e studimit shkencor të qelizës si dhe fusha të tjera studimore.
Zbatimi i një shkence është art më vete.
Efikasiteti i zbatimit të Dianetikës varet nga të kuptuarit, shkathtësitë dhe aftësitë e personit që e zbaton atë. Detyra e auditit, ose personit që bën terapi dianetike, është të mbrojë pacientin gjatë terapisë, të gjejë arsyet pse mendja e njeriut nuk mund të arrijë të rievokojë. Jo çdo person mund të zbatojë Dianetikën, pasi disa mund ta kenë vërtetë dhunti. Dianetika është një temë e gjerë. Kjo sepse dhe vetë njeriu është një subjekt i pafund. Nga të gjithë treguesit, Dianetika do të provohet të jetë për njerëzimin, po aq revolucionare sa dhe zbulimi i zjarrit nga njeriu i parë i shpellave.
Njohuritë nga fusha e dianetikës do t’ju ndihmojnë ju që të:
Krijoni më tepër vetëbesim në jetë
Realizoni synimet në jetë
Fitoni vetërespektin
Ndjeheni më mirë me veten
Bëheni të suksesshëm në çfarëdolloj gjëje që do të zgjedhin.
Në përfundim mund të themi se:
Dianetika nxjerr në pah burimin e vetëm të dhimbjes emocionale, mungesën e lumturisë dhe dyshimin tek vetja në jetën tuaj. A nuk ju duket sikur ekziston një armik i fshehur që punon kundër jush, s’ka rëndësi se sa shumë ju përpiqeni të mbijetoni!? Ai ekziston vërtet! Quhet mendja reaktive. Ajo është burim i të gjitha emocioneve të padëshirueshme, frikave, dyshimeve tek vetja dhe dhimbjeve psikosomatike.
Dianetika, si forma moderne e psikoterapisë është e vetmja mënyrë për të hedhur tej mendjen reaktive dhe për të çliruar aftësitë tona/ tuajat mëse të vërteta.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.