Një herë në një kohë, trupi ynë ka nevojë për një pastrim, i cili mund ta lejojë atë të vazhdojë të kryejë të gjitha funksionet jetësore pa probleme. Trajtimi që ne përshkruajmë në vazhdim është shumë efektiv për të pastruar organizmin.
Ky trajtim i cili zgjat tre ditë, na lejon të zvogëlojmë ënjtjen e barkut, të djegim yndyrën dhe të eliminojmë toksinat nga trupi ynë. Dieta konsiston në konsumin e supave të perimeve, plot me ushqyes dhe vitamina të nevojshme për organizmin.
Dieta ndihmon gjithashtu në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak, rregullimin e tretjes, përmirësimin e sistemit imunitar dhe rinovimin e qelizave.
Receta për supën.
Baza e supës janë perimet (rreptësisht organike), në të cilën ju mund të shtoni erëza të tilla si shafran i Indisë, xhenxhefil, kanellë dhe qimnon.
Pastaj, duhet të shtoni perime, si selino, spinaq, kungull i njomë, presh, karota, qepë dhe lakër.
Për proteina shtojmë fasule, thjerrëza dhe arra. Gatuajini me një lugë gjelle vaj ulliri.
Këshillë: Hani 4 ose 5 vakte të kësaj supe çdo ditë për 3 ditë me radhë.
Burimi / http://ideegeniali.eu
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.