Këshilla & Arsye

June 5, 2018 | 12:54

Nga Lira Gjika / Kujdes me mënyrën e ushqyerjes së fëmijëve! Ky proces i thjeshtë lidhet me fjalën

Ecën në rrugë dhe sheh prindër apo gjyshër që ndjekin fëmijën me ushqim apo banane në dorë. Mjafton që fëmija të hajë, po se ku e ha dhe se çfarë rëndësie ka ushqimi në psihën e fëmijës, as që duan t’ia dinë. Nuk u intereson asgjë tjetër, mjafton të hajë atë gjë që ata, të rriturit, kanë në mëndje. As që përpiqen të mësojnë se si zhvillohet psiha e fëmijës, mëndja e tij.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Mëndja e njeriut ka të njëjtën veti si universi, që zhvillohet e zmadhohet vazhdimisht. Dhe mëndja e njeriut i ka fillesat tek ushqyerja, prandaj prindër e të rritur të tjerë, mos e shikoni fëmijën 0-5 vjeç si një shishe për tu mbushur me ushqim. Mendimi e filloni rrugën pikërisht me ushqyerjen, me gjetjen dhe shijimin e tij. Duke filluar nga thithja e gjirit, më pas, përdorimi i mjeteve për t’u ushqyer, fillimi i ushqimeve të forta si buka apo copat e mishit dhe të perimeve, të gjitha së bashku ngacmojnë psihën e fëmijës, memorien dhe fantazinë e tij për t’i njohur, shijuar dhe pranuar të gjitha këto gjëra të reja.

Ky proces kaq i thjeshtë është i lidhur me fjalën. Nëna i emërton emrat e ushqimeve që po konsumon dhe fëmija mëson duke shijuar. Fëmija gjithashtu mëson që goja shërben për t’u ushqyer, por edhe për të folur, prandaj kujdes prindër, gjyshër dhe edukatorë. Procesi i të ngrënies kërkon kohën e vet dhe të rriturit duhet t’ia japin këtë “kohë” fëmijës. Por duke e ushqyer fëmijën me forcë apo ku të munden, ata, të rriturit vetëm dëmtojnë, procesi i të ngrënies kthehet në vuajtje dhe gati luftë ndërmjet fëmijës dhe të rriturit.

E ngrëna duhet të zhvillohet në një vend të caktuar, p.sh karrigia-tavolinë për fëmijë, dhe në orë të caktuara. Mirë do të ishte që në orët e ushqimit, pranë fëmijës të ishte dhe i rrituri për t’i mësuar etikën e të ngrënit. Prindër, ju vetë nuk respektoni rregullat e ushqyerjes, madje i prishni me indiferencën më të madhe dhe pretendoni prej fëmijëve që të jenë ngrënës të mirë.

Fëmija bën përpjekje gjigante për t’u realizuar, ndërsa ju me padurim dhe indiferencë as që i vini re dhe jo vetëm kaq, por vetëm ankoheni që fëmija juaj nuk ha dhe nuk dalloni e vlerësoni asnjë arritje tjetër të fëmijës tuaj, por vetëm “a hëngri”, ndërkohë që fëmija ka kaq shumë nevojë për fjalën dhe mbështetjen tuaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top