Mirëqenie

September 15, 2018 | 8:30

Dieta e 10 kumbullave: të dobësohesh pa mundim pas pushimeve

Dieta e dhjetë kumbullave ju lejon të humbni peshë pa shumë përpjekje, duke u fokusuar në vetitë e këtij fruti të shijshëm. Natyrisht, si gjithmonë kur bëhet fjalë për dieta, është mirë të kërkoni këshilla nga një specialist i cili do t’ju japë informacion dhe mendime të rëndësishme për atë se çfarë duhet të jetë një mënyrë jetese e duhur në tryezë.

kumbullaMegjithatë, dieta e 10 kumbullave nuk duket të jetë drastike dhe ka si synim një dietë mjaft të ndryshme që siguron konsumin e kumbullave çdo ditë.

Dhe jo keq, pasi këto fruta gjithmonë kanë treguar se këshillohen për të mbajtur në formë fizikun dhe të ndihmojnë në një funksion mbrojtës të zorrëve. Kumbullat në fakt e stimulojnë zorrën dhe janë perfekte për ata që vuajnë nga kapsllëku.

Dhe falë një zorre të rregullt, edhe barku do të ishte më i shfryrë, stomaku më i qetë dhe do të ndiheni më lehtë dhe absolutisht në paqe me trupin tuaj!

Cila është menyja standarde për dietën me 10 kumbulla? Pesë ditë regjim të ekuilibruar dhe dy ditë bosh, çdo javë. Mëngjesi është i njëjtë për të gjitha pesë ditët dhe përfshin: 1 gotë uji, 5 kumbulla, 2 feta bukë të pastër ose një biskotë integrale, 1 lugë çaji marmalatë ose mjaltë, çaj ose kafe pa sheqer.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi www.centrometeoitaliano.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top