Mirëqenie

March 7, 2018 | 12:30

Dieta e shëndetshme me magnez

 Magnezi, është një mineral esencial për shëndetin tonë. Ekziston edhe një dietë e vërtetë që shfrytëzon vetitë e kësaj substance për humbjen e peshës. Përveçse humbjes së shpejtë të peshës, kjo dietë ka dhe të mira për shëndetin tonë, duke na siguruar forcimin e kockave, dhëmbë të shëndetshëm dhe zemër të fortë.

Magnezi është një mineral që kryen shumë funksione në trupin tonë, por shpesh, për arsye të ndryshme, ne kemi mungesë të furnizimit me të. Marrja e ushqimeve që përmbajnë magnez na lejon të ndihemi të aftë të përballojmë më mirë një dietë të projektuar për të humbur në peshë. Pikërisht për këtë arsye ka lindur dieta e magnezit.

Si funksionon dieta e magnezit?

Duke pasur nivele të mira të magnezit në trup ndjehemi plot energji, me humor të mirë, dhe me një gjendje optimale për të humbur peshën e nevojshme.

Dieta e magnezit është për të shfrytëzuar potencialin e plotë të këtij minerali, për të humbur peshë me sukses dhe pa shumë përpjekje, duke shmangur të gjitha ato vështirësi që mund të provonim si lodhje, nervozizëm, ndjenjë të urisë etj.

Ndër të tjera, nivelet e ulëta të magnezit janë të lidhura me disa çrregullime shëndetësore të tilla si migrenë, hipertension, problemet e vëmendjes dhe madje edhe sëmundjet e zemrës, fillimin e diabetit të tipit 2 dhe Alzheimer.

E kundërta ndodh kur kemi prezencë të magnezit në trup, pasi ai na siguron muskuj të shëndetshëm dhe të fortë, si dhe kocka të forta. Magnezi ndihmon për rregullimin e kalciumit në trup.

Në rastin e dietës, mjafton t’i shtojmë ushqimeve të përditshme disa përbërës të pasur me magnez si, drithëra, arra, perime dhe bishtajore.

Dieta e magnezit është hiperkalorike (rreth 1200-1500 kalori) dhe siguron një humbje në peshë deri në 7 kg, për 3 -4 javë.

Gjithashtu është e rëndësishme që dieta të shoqërohet me aktivitet fizik si p.sh., ecje, not, pedalim në biçikletë, apo palestër 2/3 herë në javë.

Çfarë duhet të hani?

Gjatë periudhës në të cilën ndiqet dieta e magnezit është e rëndësishme të shtoni një sasi të madhe të ushqimeve që përmbajnë nivele të larta të këtij minerali.

Shtoni ushqimet me origjinë vegjetale siç janë: arra, bajame, spinaq dhe perime jeshile, avokado, kakao, banane, fiq të thatë, drithëra integrale dhe kos natyral.

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top