Pacientët me diabet duhet të përmirësojnë 100% dietën e tyre për të mbajtur në kontroll sheqerin në gjak.
Për këtë nevojitet të hani ushqime me vlera ushqyese, në sasi të moderuar, duke respektuar në maksimum dhe orarin e çdo vakti.
Pra, çfarë duhet dhe nuk duhet të hajë një pacient me diabet? Edhe pse ky argument sjell akoma debate, janë disa aspekte përmirësuese të rëndësishme.
Objektivat e dietës së diabetikëve
Plani i ushqimit duhet të bazohet në ushqime të shëndetshme dhe mes objektivave renditen këto:
Të mbash në kontroll nivelin e lartë të sheqerit në gjak
Mbajtja e një peshe të ekuilibruar
Shmangien e komplikacioneve të nivelit kardiovaskular
Reduktimi i nivelit të kolesterolit dhe triglicerideve.
Një funksionim të mirë të qarkullimit të gjakut
Stimulimi i aktivitetit të sistemit nervor.
Çfarë këshillojnë mjekët?
Një dietë për diabetikët e bazuar në tre vakte kryesore në ditë, të realizuar me orare të rregullta. Kjo i jep mundësi organizmit të përdorë më mirë insulinën që merret nga ilaçet.
Pavarësisht se duhet konsultë me mjekun, këto janë baza e një diete për diabetikët.
Karbohidrate të shëndetshme
Fruta dhe perime
Drithërat integrale
Bishtajoret, fasule, thierrza apo bizele
Produktet e qumështit pa yndyrë.
Fibrat dietike
Miell integral
Fruta të thata
Perime jeshile dhe fruta
Tërshëra
Acidet e shëndetshme yndyrore
Peshku i kaltër
Farërat dhe frutat e thata
Avokado
Vaj ulliri dhe kolze
Proteina
Bishtajoret
Veza
Mishrat e dobët, si pula apo gjeli.
Qumësht i skremuar ose i varfër në yndyrna
Peshk dhe fruta deti
Burimi / http://top-channel.tv
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.