FB

June 15, 2021 | 10:47

Dieta kundër artritit, tre erëzat që luftojnë simptomat e tij dhe dhimbjet e kyçeve

Artriti është një gjendje shumë e zakonshme që prek më shumë se 10 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, sipas NHS. Nëse jeni diagnostikuar me artrit, mund të përfitoni duke bërë disa ndryshime në stilin e jetës tuaj, duke përfshirë edhe ushqimin.

Artriti reumatoid prek rreth 400,000 njerëz në MB. Kjo është një gjendje autoimune, kur sistemi imunitar sulmon gabimisht qelizat që veshin nyjet. Konsumimi i disa ushqimeve dhe erëzave mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve të lidhura me artritin, sipas Fondacionit të Artritit.

Ushqimet anti-inflamatore janë një shtesë ideale për dietën tuaj, sepse dhimbja e artritit është e lidhur kryesisht me inflamacionin. Nyjet dhe pjesët e tjera të trupit mund të inflamohen dhe disa erëza bllokojnë inflamacionin.

Xhenxhefili, shafrani i Indisë dhe kanella janë disa nga llojet më të mira të erëzave, që ju ndihmojnë të mbroheni nga dhimbjet e kyçeve.

Gingerol dhe shogaol janë kimikatet në xhenxhefil që bllokojnë rrugët e inflamacionit në trup. Së bashku me vetitë e tij anti-inflamatore, disa studime kanë treguar se xhenxhefili gjithashtu mund të zvogëlojë simptomat e artrozës, megjithëse studime të tjera nuk gjejnë një përfitim të tillë.

Kurkumina është një përbërës kimik aktiv që gjendet në rrënjën e shafranit të Indisë dhe që ndihmon në bllokimin e citokinave dhe enzimave inflamatore. Disa prova njerëzore kanë treguar një përfitim anti-inflamator, i cili mund të përkthehet në zvogëlimin e dhimbjes së nyjeve dhe ënjtjes.

Kanella përmban kanamaldehid dhe acid kanamik, të dy kanë veti antioksiduese që ndihmojnë në frenimin e dëmtimit të qelizave të shkaktuara nga radikalet e lira.” Por, ndërsa ka disa ushqime që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve, disa ushqime mund ta përkeqësojnë atë.

Është më mirë të shmangni gjithçka me sheqerna ose gluten të shtuar, kanë pohuar dietologët. Alkooli gjithashtu mund të përkeqësojë simptomat e artritit. Nëse shqetësoheni për dietën tuaj të artritit, duhet të flisni me një mjek ose një dietolog.

Disa nga simptomat më të zakonshme të artritit reumatoid përfshijnë dhimbje të kyçeve, ngurtësi dhe lëvizje të kufizuar. Simptomat priren të zhvillohen gradualisht për disa javë dhe mund të vijnë e të shkojnë herë pas here.

Nuk ka ndonjë kurë për artritin reumatoid, por diagnostikimi i hershëm është absolutisht i rëndësishëm.

 

 

 

Burimi / https://www.express.co.uk/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top