I ëmbël, i shijshëm dhe shumë i mirë : kivi është ideal për t’u kthyer në formë në sajë të një diete të lehtë. Ky frut, nëse konsumohet rregullisht, lejon të humbasësh disa kilogramë në një javë të vetme falë vlerave të tij ushqyese. Në të vërtetë, kivi ndihmon në luftimin e kapsllëkut, ka funksion detoksifikues dhe vepron si diuretik, duke eliminuar lëngjet e tepërta në trup. Ai gjithashtu vepron drejtpërsëdrejti kundër celulitit dhe ujit të tepërt në organizëm.
Jo vetëm kaq: ai ka shumë pak kalori dhe ka efekt laksativ. Për këtë duhet gjithmonë të hahet në mëngjes, për të përmirësuar funksionimin e zorrëve. Si funksionon dieta kivi? Konsumimi i këtij fruti shkon së bashku me një dietë të ekuilibruar dhe me pak kalori. Ai duhet të shijohet çdo ditë dhe në çdo vakt, i freskët, në formën e një sallate frutash ose i shtrydhur.
E mira e kivit është se ju mund ta hani në çdo kohë. Shijojeni atë të shoqëruar me peshk, mish, djathëra të lehtë, makarona dhe bukë të pasur me krunde. Është gjithashtu i shkëlqyer me perime, kos të bardhë dhe fruta. Me gatimet e ëmbla ose sallata, kivi është gjithmonë një zgjidhje e shkëlqyer.
Ky përbërës i gjithanshëm dhe i shijshëm do t’ju lejojë të humbni peshë në shumë pak kohë.
Dita fillon me një smoothie kivi, të shoqëruar me dy feta buke integrale të thekur dhe një kos të bardhë me pak yndyrë. Për drekë, shijoni një pjatë me oriz me kivi dhe shegë, të shoqëruar me perime sezonale të pjekur në skarë. Në darkë zgjidhni salmon të tymosur me feta kivi. Si një meze të lehtë mund të shijoni një sallatë frutash ose smoothie frutash. Dita mbyllet me një çaj me kopër, për të lehtësuar fryrjet e stomakut dhe për të promovuar gjumin.
Burimi / dilei.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.