Dieta me kos është një dietë e shpejtë me një ushqim që mund t’ju bëjë të humbni deri në 3 kg në 5 ditë dhe mund të përsëritet një herë në muaj (kur është e nevojshme). Ky regjim bazohet ushqime me pak kalori.
Kjo dietë është e përshtatshme për të rriturit në gjendje të mirë fizike, të cilët dëshirojnë të pastrohen dhe të humbin peshë sidomos në verë, por jo vetëm. Kosi është i pasur me proteina, kalcium dhe fermentues laktik që mund të ribalancojnë florën e zorrëve. Kundërindikimet janë vetëm intolerancë ndaj produkteve të qumështit dhe faktit se është një dietë që nuk duhet të zgjatet me kalimin e kohës.
Menyja e ushqimeve që duhet të konsumoni kur ndiqni dietën me kos:
E hënë
Mëngjesi: 1 gotë uji esëll + 1 filxhan çaj pa sheqer + 300 g kos me pak yndyrë.
Dreka: Pure perimesh pa bishtajore + 300g kos me pak yndyrë.
Pasditja: Një filxhan çaj pa sheqer + 300g kos me pak yndyrë + sallatë frutash
Darka: Supë me perime + 300g kos me pak yndyrë.
E martë
Mëngjesi: 1 gota uji esëll + 1 filxhan çaj pa sheqer + 300g kos me pak yndyrë + pure me mollë të ziera.
Dreka: 80 gram patate të ziera + 300 gr kos me pak yndyrë.
Pasditja: Një filxhan çaj pa sheqer + 300 g kos me pak yndyrë + sallatë frutash.
Darka: Perime me avull + 300 g kos me pak yndyrë.
E mërkurë
Mëngjesi: 1 gotë uji esëll + 1 filxhan çaj pa sheqer + 300 g kos + 2 biskota integrale.
Dreka: supë me perime + 300 gr kos me pak yndyrë.
Pasditja: Një filxhan çaj + 300 g kos me pak yndyrë + sallatë frutash.
Darka: Sallatë jeshile + lakër e kuqe sipas dëshirës + 3 kumbulla të thara.
E enjte
Mëngjesi: 1 gotë uji esëll + 1 filxhan çaj + 3 biskota integrale + 300gr kos pa sheqer.
Dreka: Sallatë jeshile me 60g fasule + 300g kos me pak yndyrë
Pasditja: Një filxhan çaj pa sheqer + 300g kos + sallatë frutash.
Darka: Supë me perime + 300g kos me pak yndyrë.
E premte
Mëngjesi: 1 gotë ujë esëll + 1 filxhan çaj pa sheqer + 300 g kos + pure me mollë të ziera pa sheqer.
Dreka: Pure perimesh + 300 g kos me pak yndyrë + fruta të përziera.
Pasditja: Një filxhan çaj pa sheqer + 300 g kos me pak yndyrë + sallatë frutash
Darka: 150gr peshk i pjekur në skarë ose i gatuar në avull + sallatë me perime të përziera + 1 panine integrale + lëng portokalli pa sheqer.
Nëse ndjeni nevojën (gjatë ditës) si një meze të lehtë shtesë ju mund të hani selino të papërpunuar, karota ose kopër.
Burimi / emozionifeed.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.