Këshilla & Arsye

April 19, 2018 | 10:11

Dieta me limon: menyja, si funksionon, sa kilogram humbet…

A doni të humbni disa kile përpara verës? Le provojmë dietën e limonit, një dietë shumë detoksifikuese. Mjaft e dashur nga yjet si Jennifer Aniston dhe Beyoncé, kjo dietë, siç e nënkupton emri i saj, limon, një ushqim me vlera pastruese, kulluese dhe detoksifikuese.

Projektuar nga Dr. Marine André, kjo dietë që nuk duhet të ndiqet për më shumë se dy javë është e mirë për të ulur barkun në kuadër të sezonit të verës. Kjo dietë ju bën që të humbisni deri në 3 kilogramë në javë.

Mjekja shpjegon: “Limoni lehtëson pastrimin e trupit, ndihmon në trajtimin e ndjenjës së urisë dhe eliminimin e toksinave të akumuluara, sepse është një diuretik i fortë”.

Veçantia e dietës së limonit e hartuar nga Dr. Andrè është se çdo ditë duhet të marrësh një pije specifike që përgatitet duke përdorur përbërësit e mëposhtëm: 30 cl ujë, 2 lugë lëng limoni, 2 lugë shurup panje dhe një majë spec djegës. Lëngu i përftuar duhet të pihet çdo mëngjes sapo të zgjoheni dhe çdo mbrëmje pak para se të flini. Kjo pije do të riaktivizonte menjëherë metabolizmin dhe do të nxiste tranzitin e zorrëve.

Dieta me limon gjithashtu siguron një dietë të saktë për t’u ndjekur, me ushqime që konsumohen çdo ditë gjatë ditës, kryesisht kos, fruta të freskëta dhe të thata, tërshërë, sallatë perimesh, bukë gruri, supa, bishtajore, peshk , gjoks pule, vezë, bukë dhe makarona të pasura me miell.

Menyja javore e kësaj diete përfshin:

Në mëngjes; kos në të cilin mund të shtoni fruta të freskëta dhe dy lugë arra. Në mes të mëngjesit, 8 bajame dhe lëng limoni përsëri.

Në drekë; sallatë me supë me limon dhe bukë të integruar ose, supë me perime apo bishtajore ose karkaleca dhe avokado gjithmonë me shtimin e limonit. Për pasdite, perime të papërpunuara, ose fruta të freskëta ose disa biskota bajame dhe një gotë me ujë dhe limon.

Në darkë; peshk i pjekur në skarë me lëng limoni dhe vaj ulliri ekstra të virgjër ose gjoks pule ose një omëletë të shoqëruar me perime ose makarona të integruara me perime. Para se të shkoni në shtrat, konsumoni një pije të zakonshme me limon.

A funksionon kjo dietë?

Ekspertët bien dakord të pranojnë se në afat të shkurtër kjo dietë me të vërtetë ju bën të humbisni kilet shtesë, por ata janë skeptikë për këtë dietë, sepse ajo konsiderohet drastike dhe jo shumë e ndryshme. Sipas disa nutricionistëve, në fakt, efekti shumë frikësues, pasi pesha që do të humbisni dot të rikthehet menjëherë, sapo ju t’i riktheheni normalitetit.

Në fund të fundit, dieta e limonit është pjesë e “dietave flash” të famshme që, për shkak të përjashtimit të papritur të disa ushqimeve nga dieta, mund të shkaktojnë ndryshime metabolike. Pikërisht për këtë arsye, dietat flash mund të trajtohen vetëm nga njerëz të cilët janë plotësisht të shëndetshëm dhe, mbi të gjitha, një dietist duhet të përcaktojë nëse dieta që zgjedhim është në të vërtetë e realizueshme.

Çdo vendim për të ndërmarrë apo jo një dietë nuk mund të bëhet asnjëherë pa këshillën e një profesionisti të fushës, pasi ata janë menaxherët më të mirë të trupit të gjithsecilit.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://va.newsrepublic.net

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top