Shalqiri është padyshim një frut freskues që ju lejon të luftoni nxehtësinë tipike të verës. Duke qenë i pasur me ujë dhe minerale, është në gjendje të sjellë shumë pak kalori në trupin tonë. Në fakt ka rreth 15 kalori për 100 gram. Ai gjithashtu të jep një sens të menjëhershëm të ngopjes dhe është një burim i mirë i vitaminës A dhe C. Ai favorizon prodhimin e melaninës dhe ngadalëson plakjen e epidermës.
Dieta me bazë shalqirin sugjerohet gjithashtu për të luftuar celulitin. Kjo lloj diete bazohet në origjinalitet dhe butësi dhe ndihmon në eliminimin e ushqimeve veçanërisht të rëndë, siç mund të jenë të skuqurat.
Dieta me shalqi është një dietë që përbëhet nga dy faza të dallueshme. Faza e parë zgjat rreth tre ditë dhe përfshin konsumin e përditshëm të këtij fruti për t’u kombinuar me proteina të lehta, të konsumuara vetëm për drekë. Faza e dytë ka një kohëzgjatje të ndryshueshme që varion nga gjashtë deri në dhjetë ditë. Kjo fazë përbëhet vetëm nga dy vakte kryesore, të cilat korrespondojnë me drekën dhe darkën. Gjithashtu duhen konsumuar dhe dy mesvakte me bazë shalqirin, një paradite dhe një pasdite.
Faza e parë e dietës së shalqirit përbëhet nga drithëra dhe qumësht pa yndyrë për mëngjes. Ndërsa paraditja përbëhet nga një fetë shalqi. Pastaj, për drekë, ju rekomandojmë gjoksin e pulës të zierë ose të pjekur në skarë ose peshk me perime të pjekura. Pas kësaj, të gjitha vaktet e tjera bazohen vetëm në shalqi. Faza e dytë përfshin një mëngjes me bazë shalqirin, një fetë bukë integrale dhe një filxhan kafeje, ose mund të zgjidhni një filxhan çaj jeshil. Për drekë vetëm oriz të zier, ose një pjatë makarona me domate të freskët, fileto pule ose peshk, perime të pjekura dhe me pak erëza dhe natyrisht, shalqi. Për darkë, një fetë bukë integrale, mish apo peshk si për drekë apo një krem perimesh.
Sipas nutricionistëve kjo është një dietë që ju lejon të humbni kilogramë por është e pabalancuar sidomos për ata persona që kanë mangësi ushqyese, për këtë arsye kjo mund të ndiqet vetëm për një periudhë të shkurtër kohe.
Burimi / https://www.ilgiornale.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.