Mirëqenie

November 15, 2018 | 14:38

Dieta që ju zgjat jetën dhe që ju mbron nga shumë sëmundje

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Shkencave në Varshavë, do të ishte e mundur të rritej jetëgjatësia në qoftë se do të ndiqnim një dietë anti-inflamatore.

Hulumtuesit e quajtën ‘dieta anti-inflamatore’ pas eksperimentit të aplikuar në një mostër prej 68,273 burrave dhe grave në Suedi të moshave 45 dhe 83 vjeç. Ky studim ka treguar se ata që janë ushqyer me dietë anti-inflamatore kanë reduktuar rrezikun e vdekshmërisë nga 18% nga të gjitha shkaqet, 20% për sëmundjet kardiovaskulare dhe 13% për kancerin.

Ushqimet që duhet të hani

Për të zgjatur jetën, sipas dietës anti-inflamatore në tryezë nuk duhet të mungojnë kurrë:

Frutat;

Perimet;

Çaji;

Kafja;

Buka;

Drithërat për mëngjes;

Djathë me yndyrë të ulët;

Vaj ulliri;

Arra;

Çokollatë;

Vera e kuqe dhe birra në sasi të moderuar.

Ushqimet që nuk duhet të hani

Për të qëndruar të shëndetshëm më gjatë, këshillat e ekspertëve janë të eliminoni plotësisht nga dieta ushqimet që shkaktojnë inflamacion:

Mishi i kuq (i përpunuar ose jo);

Patate të skuqura;

Pije alkoolike.

 

Burimi / pernenat.al 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top