Një dietë që përfshin pjesë të mëdha të ushqimeve të shëndetshme me bazë bimore mund të zvogëlojë shanset për t’u prekur nga kanceri i zorrëve deri në një të pestën.
Kjo është ajo që sugjeroi një studim i madh që hulumtoi lidhjen midis konsumit të frutave, perimeve, frutave të thata dhe bishtajoreve në sasi të ndryshme dhe rrezikut të prekjes nga kanceri kolorektal: ndjekja e një diete të shëndetshme kryesisht të bazuar në bimë lidhet me zvogëlimin prej 22% të mundësive për shfaqjen e këtyre neoplazmave – një rol mbrojtës, megjithatë, që gjendet vetëm tek meshkujt.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.