Mirëqenie

September 16, 2017 | 8:30

Dieta vegjetariane ul kolesterolin

Studimet më të fundit kanë treguar që të gjithë dietat vegjetariane janë të përsosura kur vjen puna në uljen e nivelit të kolesterolit. Studiuesit zbuluan se vegjetarianët kanë së paku 29.2 mg më pak kolesterol për decilitër krahasuar me mishngrënësit. Më pas duke ndjekur një dietë ata mund të ulin nivelin e kolesterolit deri në 12.5 mg për decilitër ndryshe nga ata që konsumonin mish.

1

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Ekzaktësisht si e promovon një dietë të shëndetshme kolesteroli, një vegjetarian? Epo dietat vegjetariane kanë yndyrna të pakta dhe janë të pasura në fibra, proteina dhe sterole bimësh që të gjitha kombinohen e punojnë për të reduktuar kolesterolin. Të gjithë ata individë që kanë ndjekur një regjim ushqimor të rregullt vegjetarian bazuar në parimet e dietës për një periudhë të gjatë, janë më të shëndetshëm bashkangjitur dhe efektit që kanë në lipidet e gjakut (yndyrnat në gjak)

Vendi i parë për të ndërtuar vakte është bazuar në nutriente, në ushqime bimore, të cilët kombinohen më së miri me kulturat, shijen dhe buxhetin.
Edhe nëse hani mish tani, nuk keni pse hiqni dorë plotësisht për të arritur një nivel kolesteroli të shëndetshëm. Thjesht hidhini një sy sa konsumoni në një ditë, javë apo muaj dhe çfarë mishi po hani. Duke llogaritur konsumimin e mishit, mund të filloni të ecni në hapat e duhur.

Për shembull mund të filloni të hiqni dorë gradualisht nga mishi disa herë në javë. Ju mund të zvëndësoni mishin që është i pasur në yndyna, si biftek në diçka më të shëndetshme si pula apo salmoni. Duke filluar nga ndryshime të vogla ju mund të keni një tranzicion më të lehtë në një plan-dietë të bazuar në bimore.
Dhe mos harroni të reduktoni ato numrat e kolesterolit. Gjithmonë është një ide e mirë të kombinoni një dietë të shëndetshme me një regjim ushtrimesh. E ngjashme me ndryshimin e dietës suaj, integroni një program ushtrimesh që t’ju ndihmojë të adaptoheni më lehtë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top