Lifestyle

February 5, 2020 | 13:37

Dieta Zonë, çfarë ka kaq të veçantë tek ajo?

Në gjuhën farmaceutike, Zona tregon dozën e saktë të një ilaçi i cili ndikon në sharm pa qenë toksik për organizmin. Barry Sears, amerikani që shpiku këtë dietë, huazoi përkufizimin mbi balancën e duhur midis ushqimeve të ndryshme që lejon rikthimin në një peshë të shëndetshme. Sipas Sears, në fakt, ushqime të ndryshme (siç thonë të parët) janë konsideruar si ilaçe.

Baza kryesore

Dieta Zonë është krijuar për sportistët të cilët dëshirojnë të humbasin peshën duke mbajtur ndërkohë performancën e duhur atletike. Kjo është arsyeja pse një nga kërkesat themelore për marrjen e rezultateve të mira me këtë sistem ka të bëjë me lëvizjen çdo ditë nga pak. Sigurisht, shoqëruar me palestër, pishinë ose të paktën një gjysmë ore në ditë shëtitje me një ritëm të qëndrueshëm. Kjo metodë mund të përmbledhë deri në formulën e thjeshtë “40-30-30”, që do të thotë se në çdo vakt, ju duhet të hani karbohidratet në 40 për qind (fruta, perime, bukë, makarona dhe bishtajore), proteinat në 30 për qind (mish, peshk, vezë) dhe yndyrna në 30 për qind. Në këtë mënyrë, sipas Barry Sears, përmirësohet aktiviteti i insulinës, hormon që rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Jo vetëm kaq. Secili vakt është i stimuluar edhe nga hormoni antagonist i insulinës, Glucagon, sekrecioni i të cilit është i stimuluar nga proteina. Dhe kjo ju lejon të digjni furnizimet e energjisë të depozituara në mëlçi dhe, mbi të gjitha, në indet dhjamore (yndyrë).

1Ku konsiston:

Rregulli themelor i Zonës është që të sigurojë për çdo vakt apo ndërmjetës, një “bllok” i cili përbëhet nga tre “blloqe”: Një proteinë, një karbohidrat dhe yndyrë. Për shembull, në drekë 45g peshk deti (në broshurën e proteinave), duhet të shoqërohet me 180g barishte ose 120g spinaq te (karbohidratet), dhe dy ose tre lugë vaj ulliri (yndyrë).

Për kë vlen:

E balancuar dhe e ndryshme, dieta Zonë ofron një skemë të përshtatshme për të gjithë. Edhe për ato që janë shtatzëna ose vuajnë nga sëmundje të caktuara: në këto raste, nuk janë variante të përshtatura për problemet individuale. Për shembull, në rastin e mbipeshës masive, përshtatja me Zonën e cila ka regjim me vaj peshku të pastruar (përmban të famshmen Omega 3, acid yndyror esencial), stimulon metabolizmin dhe në një muaj ul nivelet e sheqerit në gjak.

Cilat janë pikat e forta të saj:

E menduar për atletët, ky program është i studiuar në mënyrë të atillë që të favorizojë nivele të larta të përqendrimit dhe të performancës fizike. Duke ulur nivelin e stresit, jep më shumë energji dhe vitalitet. Gjërat të cilat kur jemi në dietë, nuk ndodh gjithmonë.

Cilat janë pikat e dobëta:

Problemi i vetëm i vërtetë është se në qoftë se ju nuk praktikoni aktivitet fizik, dieta Zonë nuk ndihmon shumë. Për arsye të ndryshme, kush nuk mund të shkojë në palestër ose nuk mund të ushtrojë çdo ditë nga pak lëvizje, do të duhet të ndryshojë dietën ose të merret shumë kohë për të humbur peshën që dëshiron.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top