Mirëqenie

June 22, 2018 | 13:18

Dietat proteinike, të dëmshme për zemrën

Dietat që kufizojnë sasinë e karbohidrateve dhe nxisin konsumin e proteinave po ndiqen shumë, veçanërisht në verë. Por asnjëherë pasojat e kësaj diete në shëndetin e zemrës nuk janë hulumtuar.

Një studim i fundit nga Shoqata Amerikane e Zemrës tregon se konsumi i lartë i proteinave lidhet me një incidencë të lartë të insuficencës kardiake, një gjendje kronike për shkak të pamundësisë së organit kryesor të trupit për të furnizuar me gjak trupin në mënyrë adekuate.

Studiuesit në Universitetin e Finlandës Lindore morën në studim në vitin 1984, 2441 meshkuj nga 42-60 vjeç ku u monitorua sasia ditore e proteinave për 22 vjet me radhë. Ata ishin të ndarë në katër grupe në varësi të sasisë së proteinave që konsumonin. Në fund, rezultoi se ata që kishin konsumuar më shumë proteina, të çfarëdo lloji shfaqën një rrezik me 33% për insuficencë kardiake sesa ata që bënin pjesë në grupin që kishin ngrënë më pak.

Në mesin e atyre që kishin konsumuar më shumë mish ose qumësht, risku që zemra e tyre të dështojë ishte mbi 43%, krahasuar me grupin me konsum minimal proteinik që e kishin 49%. Proteinat bimore rezultuan gjithashtu më pak të rrezikshme. Ata që kishin konsumuar kishin rrezik 17% për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Ky studim përforcon hulumtimet e mëparshme, sipas të cilave, një konsum të lartë yndyrash të ngopura (që gjenden kryesisht në mish dhe produkte të qumështit) lidhen me një rrezik më të lartë për sulmet në zemër dhe tru.

 

Burimi / Panorama ONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top