Mirëqenie

February 22, 2018 | 10:16

Dietë dhe sport, ja pse kafja është një aleat i çmuar

Të dhënat më të fundit mbi rolin e kafesë në performancën sportive dhe në rezistencë, vijnë nga Instituti për Informacionin Shkencor mbi Kafenë – ISIC, i cili ka publikuar rezultatet e një studimi mbi ndikimin e kafesë dhe kafeinës në llojet e ndryshme të aktivitetit fizik, për mekanizmat e mundshëm të këtyre substancave dhe për ndikimet te atletët profesionistë dhe amatorë.

Të dhënat e hulumtimit u prezantuan nga Neil Clarke, profesor i Fakultetit të Shkencave Jetësore në Universitetin e Coventry (UK) dhe u botuan në International Journal of Sports Physiology and Performance: ata tregojnë se konsumimi i kafesë ka një efekt pozitiv në performancën gjatë një disipline të rezistencës: në veçanti, marrja e kafesë 45-60 minuta para një gare prej rreth 1 km e gjysmë (rreth një milje) përmirëson performancën prej rreth 2%, ekuivalente me pesë sekonda, në krahasim me grupin e kontrollit.

Sportistët që përfitojnë nga konsumimi i kafesë

Kafeja është një burim i kafeinës dhe Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore ka treguar se kafeina përmirëson performancën fizike. Studime të shumta tregojnë se një dozë e moderuar e kafeinës, ekuivalente me rreth 3 mg / kg peshë trupore, mund të përmirësojë rezistencën në aktivitete të tilla si vrapim, çiklizëm dhe vozitje, si dhe në aktivitete në palestër dhe në intervale të sportit si futboll dhe rugby.

Hipoteza kryesore që kafeja dhe kafeina mund të përmirësojnë performancën është efekti antagonist në receptorët e adenozinës. Kjo lejon trupin të gjenerojë forcë më të madhe gjatë tkurrjes së muskujve dhe të lidhë muskujt më me forcë, si dhe me frekuencë më të madhe.

Kafeina zvogëlon dhimbjen e muskujve

Ekziston edhe ndjenja se aktiviteti është më i lehtë dhe më pak i dhimbshëm. Është treguar se kafeina mund të zvogëlojë dhimbjen e muskujve dhe përpjekjet e perceptuara gjatë aktivitetit fizik.

Megjithatë, ka dallime midis individëve dhe mënyrën e tyre të reagimit ndaj kafeinës, varur nga trashëgimia gjenetike. Megjithëse shumica e hulumtimeve janë bërë për individët e trajnuar, atletët amatorë mund të përfitojnë njësoj nga konsumimi i kafesë ose kafeinës.

Një nga arsyet pse individët e trajnuar mund të veprojnë më mirë me kafeinë dhe kafe është për shkak se ato kanë një përqendrim më të lartë të receptorëve të adenozinës.

Gjithmonë ka pasur një besim se pirja e kafesë mund të ketë efekt dehidratues, por hulumtimet e fundit kanë treguar se nuk është kështu, sidomos gjatë aktivitetit fizik, aktualisht pirja e kafesë mund të ndihmojë në mbajtjen e hidratimit.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.today.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top