Mirëqenie

March 15, 2018 | 10:53

Dietë? Ja pse buka dhe makaronat nuk duhet të hiqen…

Të kujdesesh për dietën është shumë mirë, por eliminimi i të gjitha karbohidrateve është e gabuar: këtu është ajo që ju duhet të dini

Le të përballemi me të: gjëja e parë që bëjmë kur vendosim të mbajmë dietë është zvogëlimi ose eliminimi në mënyrë drastike i makaronave dhe bukës nga dieta jonë. Megjithatë, heqja e bukës dhe makarona jo vetëm që është e gabuar, por mund të jetë edhe e dëmshme, sepse këto lëndë ushqyese, nëse konsumohen në sasinë e duhur, janë thelbësore për ruajtjen e mirëqenies shëndetësore, si dhe formës së mirë fizike. Në kundërshtim me besimin popullor, të hahen vetëm proteina,fruta,perime dhe të hiqet tërësisht dorë nga makaronat dhe produkte të ngjashme me të nuk është receta e duhur për humbjen e peshës.

Shkenca: sipas një studimi të kryer nga një grup studiuesish amerikanë, ka theksuar se ata që zgjedhin një dietë pa bukë dhe makarona, ka gjasa të sëmuren më lehtë nga kanceri ose të kenë probleme me zemrën. Hulumtimi tregoi se përqindja e vdekjeve në mesin e njerëzve që konsumojnë më pak karbohidrate, duke preferuar proteina të kafshëve, rritet me 12%: ata që heqin dorë nga makaronat për mish, në veçanti, kanë 14% më shumë shanse për vdekje nga sulmet në zemër dhe 28% më shumë për të marrë kancer.

Energjia në krye: karbohidratet kurrë nuk duhet të mungojnë në dietën tonë të përditshme sepse këto ushqyes, të quajtur edhe sheqerna ose karbohidratet, së bashku me proteinat dhe lipidet (ose yndyrnat), na sigurojnë energjinë e nevojshme për ta bërë trupin të funksionojë siç duhet dhe për të kryer funksione të rëndësishme biologjike. Përmbajtja e niseshtesë që depozitohet si glikogjen në muskuj dhe mëlçi është rezerva jonë e energjisë gjatë natës ose ndërmjet vakteve. Ne mbajmë rezerva, kurrë nuk i dihet…

Ato nuk janë të gjithë të njëjtë: është e nevojshme të bëhet dallimi midis karbohidrateve të thjeshta dhe komplekse. Karbohidratet e thjeshta (sheqeri, fruktoza, galaktoza) absorbohen shpejt nga trupi dhe nuk kërkojnë aktivitete metabolike, d.m.th ato sigurojnë energji të gatshme. Karbohidratet komplekse, nga ana tjetër, kërkojnë kohë më të gjatë për t’u tretur dhe transformuar në glukozë, prandaj ato absorbohen më ngadalë. Në të njëjtën kohë ato përbëjnë karburantin real të organizmit tonë, pasi ato prodhojnë gradualisht energji.

E domosdoshme: karbohidratet komplekse janë pjesë e niseshtesë, e cila paraqitet kryesisht në drithëra, patate, si dhe në fibrat dietike, të cilat gjenden në perime, fruta dhe perime të freskëta dhe që kanë si funksion lehtësimin e tranzitit të zorrëve. Mos harroni se niseshte rregullon thithjen e disa ushqyesve, duke kontribuar në kontrollin e sheqerit në gjak. Prandaj është e qartë se nëse duam të humbim peshë duke adoptuar një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme, sigurisht që nuk mund të bëjmë pa karbohidrate, veçanërisht ato komplekse. Le të kujtojmë se të heqësh dorë nga një pjatë e bukur spageti nuk ka kuptim.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top