FB

November 5, 2021 | 10:37

Diferenca ideale në moshë, për një marrëdhënie të qëndrueshme

 

Ajo që ka të bëjë me dashurinë, jetën në çift dhe të gjitha detajet e  rëndësishme që dallojnë dhe karakterizojnë një marrëdhënie është tema që diskutohet më shumë dhe që ka të bëjë me diferencën  ideale të moshës në një çift.

Në lidhje me këtë pyetje është një studim që përpiqet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Por ja për çfarë bëhet fjalë konkretisht. Kërkimi i një shpirti binjak, mundësia për të gjetur dashurinë dhe një partner me të cilin të ndajë ndjenjat është gjithmonë një çështje delikate dhe me vëmendje të madhe. Në këtë drejtim nuk mungojnë pyetjet që sipas rastit lindin për të pasur një lidhje të lumtur apo për ta bërë një marrëdhënie të rezistojë gjatë.

Diferenca në moshë, detajet e studimit

Nuk mungojnë asnjëherë kuriozitetet dhe pyetjet për marrëdhëniet, çiftet, apo nëse ka një diferencë ideale moshe mes dy personave që janë bashkë. Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje është një studim i kryer nga Universiteti Emory i Atlantës, me një ekip kërkimor të përbërë nga Andrew M. Francis dhe Hugo M. Mialon.

Ata kanë studiuar rastet e 3 mijë personave dhe kanë dalë në përfundimin se me rritjen e diferencave në moshë rritet edhe rreziku i ndarjes. Ky përfundim është arritur pas analizimit të përqindjes së ndarjes sipas viteve të distancës të partnerëve. Me një diferencë prej 5 vitesh, rreziku do të ishte rreth 18%. Me një diferencë prej më shumë se 10 vitesh, shifrat do të rriteshin në 39%. Nëse marrim parasysh diferencat në rreth 20 vjet, në këtë pikë shifrat do të arrinin rreth 95%.

Gjithashtu një studim i kryer në vitin 2013 për të njëjtën temë, kishte dalë në përfundimin se diferenca ideale në moshë për lumturinë në çift do të ishte rreth 4 vjet. Llogaritjet dhe vlerësimet që natyrisht duhet të integrohen me komponentë të tjerë.  Mendoni për shembull situatën ekonomike, fëmijët.

Duke iu rikthyer studimit, duket se kur ka një diferencë prej një viti midis partnerëve, shkalla e ndarjes është 3%. Vetëm 1% e femrave mendonin se marrëdhënia ideale ishte me një mashkull më të ri; por edhe për dyshimet e meshkujve për të qenë me femra të moshuara, rreth 2% ishin ata që e kishin këtë preferencë.

 

Burimi / https://www.chenews.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top