Këshilla & Arsye

November 27, 2016 | 18:38

Dimri erdhi, e mërkura dhe e enjtja ditët më të ftohta

moti

Dimri erdhi, borë dhe ngrica priten në orët vijim. Sipas meteorologëve, bëhet fjalë për një fazë të shpejtë, por intensive. Sipas tyre, i ftohti vjen nga Skandinavia. Acari do të vijë nga Italia veriore dhe qendrore. Kushtet meteorologjike të shpjegueshme të stinës dimërore, me temperatura në rënie, erë të ftohtë, dëborë dhe formimin e akujve nga erërat e forta në verilindje pritet të shoqërojnë këtë javë edhe Shqipërinë.

Sipas meteorologëve të MeteoAlb, gjatë natës së diel edhe mëngjesi i së hënës do të ketë reshje bore në verilindje dhe juglindje të vendit në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit. Reshjet do të jenë në sasi të pakta deri në 10 apo 15 cm.

Parashikohet që nga dita e martë dhe në vijim të mbërrijë i siberian, duke bërë që temperaturat të jenë të ulëta, në zonat malore deri në -8 gradë C ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta nga 0-2 gradë C. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10-12 gradë C në ultësirën perëndimore dhe në vlera negative në shumë zona malore. Ditët më të ftohta të javës do të jenë dita e mërkurë dhe dita e enjte. Java tjetër nuk do të ketë reshje, por do të jetë e ftohtë. Këto temperatura kanë mbërthyer edhe Europën Qendrore, duke u shtrirë deri në Mesdhe e Ballkan.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top