FB

November 1, 2022 | 9:10

Dimri po afrohet dhe ne sapo ju gjetëm çizmet më ‘IN’ të këtij sezoni! (Foto)

Një palë çizme të reja janë gjithmonë një blerje emocionuese dhe ky sezon vjen me një larmishmëri zgjedhjesh. Nga çizmet me lidhëse te çizmet ‘chelsea’,  nga çizmet perëndimore te çizmet deri tek gjuri, zgjedhja e duhur mund t’ju shpëtojë, duke mbrojtur gjithashtu këmbët tuaja nga i ftohti.

cizme-1

Është e pamohueshme që ia vlen të investosh për një palë çizme të cilësisë së mirë. Por ku të filloni blerjet? Nga modelet e larmishme deri te zbukurimet me zinxhirë dhe detaje të tjera, “DailyMail” na tregon çizmet më të mira të grave, për çdo lloj stili.

ÇIZMET E SHKURTRA MË TREND-i TË SEZONIT

Çizmet e shkurtra me lidhëse

cizmw2

Dalloni nga turma me këto çizme prej pambuku me lidhëse, të disponueshme në ngjyrë bezhë të hapur dhe bezhë të errët për një pamje elegante në vjeshtë. Këto çizme ju ofrojnë shumë rehati dhe duken shkëlqyeshëm të kombinuara me xhinse të ngushta, fustane me lule etj.

 

 

 

Çizmet me tako prej materialit ‘latex’

latex

Të gjithë do të lënë kokën pas këtyre takave në nuancë kafe këtë sezon. Kombinimi i përsosur i tyre do të ishte me një palë pantallona klasike, fustane të thurura ose funde elegante. Çizmet janë të krijuara me teknologjinë “Pillow Walk” dhe ju krijojnë një rehati të dyfishtë në këmbë.

 

 

 

Çizmet e shkurtra prej kamoshi

kamoshi

Sa komode ju duken këto? Të bëra prej 100% kamoshi dhe lëkure, këto çizme cilësore për gra do t’i mbajnë këmbët tuaja rehat gjatë ditëve të gjata në zyrë ose gjatë netëve jashtë me shoqërinë, pasi ato kanë një takë të vogël dhe elegante prej 35 mm. Lajmi i mirë? Ato janë të disponueshme në tre ngjyra: kafe, blu dhe të zezë dhe sigurisht që do të kombinohen mirë me çdo gjë.

 

Çizmet e shkurtra me lëkurë zebre

Printi i veçantë i zebrës, tabani elegant me platformë dhe taka e lartë, bërtasin “më blini”! Këto çizme shkojnë me një ‘look’ më të guximshëm, prandaj nëse jeni të tillë, ne jua rekomandojmë ato plotësisht.

ÇIZMET E GJATA MË TREND-I TË SEZONIT

Çizmet e argjendta me taka të larta dhe me shkëlqim

shkelqim

I mbani mend çizmet me shkëlqim argjendi deri në gju nga “YSL”? Epo, “River Island” na ka bekuar me këtë version më një çmim më të ulët e me një takë klasike stiletto. Ideale për sezonin e festave, por edhe për të veshur për një mbrëmje, ato do t’ju bëjnë të dukeni dhe të ndiheni sikur keni veshur çizme një milionë dollarëshe.

 

 

Çizmet e zeza “Rebel” të larta deri në gju me takë metalike

metalike

Këto çizme ekskluzive online janë prej lëkure dhe vijnë me një takë ‘stiletto’ metalike. Shtojini në listën tuaj tani për t’i dhënë një pamje prej ‘cool girl’ veshjes tuaj.

 

 

 

 

 

Çizmet “Chelsea” me zinxhir nga pas

chelsa

Ne jemi të fiksuar pas çizmeve të “Chelsea”, veçanërisht me zinxhirin e tyre elegant të artë dhe tabanin e trashë për rehati të shtuar. Një skedë tërheqëse për përdorim të lehtë dhe anët elastike plotësojnë pamjen, duke e bërë këpucën të rehatshme por me stil. Kombinohet mjaft mirë me veshjet e përditshmërisë dhe mund të shërbejë edhe si një aksesor për veshjet tuaja të punës.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top