FB

September 1, 2023 | 8:00

Dinjiteti si thelb ekzistencial në pasiguritë e “erës moderne”!

 

Duke u ndalur në ditët e sotme termi dinjitet vjen si ndërveprues i lidhur ngushtë kjo me respektin dhe sjelljen e duhur deri në derivatin se si kushtëzohet në marrëdhëniet njerëzore. Çdo ditë na vinë në mënyrë sporadike apo të fragmentuar doza pozitive apo negative në mënyrën më diskrete, ku shihen qartë diskriminime apo keqtrajtime në marrëdhëniet ndërpersonale apo rrethanore.

rudina-papajaniRespekti apo vlera njerëzore në kohët “moderne” është dobësuar apo shihet rrallë. Në emër të dinjitetit njerëzor fliten lloj moralizmash apo fragmente të koordinuara, ku thjesht qëndrojnë shifra si është apeluar apo punuar si fasadë në dukje. Në episode kalimtare, shpirti njerëzor njehsohet duke folur se çdo gjë është perfekte apo nuk gabohet nga përvoja dhe pjekuria në dukje. Këto lloj sekuencash qëndrojnë statike në konkluzion apo regjistra të një falsiteti modern. Fakti më terminal shikohet te fëmijët, si rriten, si formohen në personalitet apo dinjitet, pa i fyer ata në ecje e sipër.

Koha e caktuar apo puna e mirëfilltë me ta bën që nesër të jepen rezultatet e fryteve apo karaktereve të ndjeshëm dhe dinjitetit njerëzor në pozitivitet.

Dinjiteti në thelbin ekzistencial ndihmon në praktika apo bagazh ushqimor të përditshëm, ku ruhen si arkivë personaliteti dhe tentativat për të përballuar pasiguritë që paraqiten gjatë jetës. Kjo bën të mundur që nesër mos të jetë një brez i sforcuar në respekt e mirënjohje por një mirëkuptim dhe arsyetim koherent të një gjenerate që ndan boshllëqet dhe hendeqet, duke dhënë një motivim adekuat me baza ponteciali.

k

Po të bëjmë një bilanc me të kaluarën themi se ndërsa në atë kohë dinjiteti apo respekti fitohej me detyrim e forcë, me tone të ashpra sot logjistika ka kah të kundërt, në disa hasen maska apo qeshje false, në disa të tjerë thjesht statistika burokratike, e në disa raste spektri dekretohet me një imazh vlere pa ekzagjerime ku çdo rast imun ka klimë të ngrohtë dialogu ku futen të gjitha normat për të krijuar premisa të një shoqërie me baza të larta dinjiteti.

Era moderne duhet të edukojë filiza ndjesorë jo kompjuterikë, të ftohtë, që nesër dinjiteti mos të shikohet si llogari  apo trajtim empirik leksionesh. Aty ku kreativiteti, logjika ndërthuret me vendosmërinë, aty ka baza që shpirti ndjesor të injektojë brendinë në impaktin shpirt-njeri-dinjitet.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top