FB

June 30, 2025 | 9:30

“Diploma e “Luarasi”-it në Shqipëri përshtatet me kartën e Bolonjës”, Pedagogia Zhaklina Dhamo: Programet e LSE e sjellin Londrën në Tiranë

 

E ftuar në News24 për risitë e niversitetit Luarasi për vitin akademik 2025-2026, pedagogia Zhaklina Dhamo diskutoi për programin e bursave të London School of Economics. Ajo tha se programi është elitar dhe se programet e LSE e sjellin Londrën në Tiranë.

zhaklina-dhamo-2

Dhamo gjatë fjalës së saj i bëri thirrje maturantëve të vizitonin ambientet e universitetit për të ndjekur programet.  Sipas saj diploma në Shqipëri do të përshtatet me kartën e Bolonjës dhe studentët do mund të marrin 360 kredite.

“Programi është elitar dhe programet e LSE e sjellin Londrën në Tiranë. Ne kërkojmë më të mirët. Maturantët duhet të vinë edhe nga afër, në ambientet e “Luarasi” për të ndjekur programet.

Programi ka një kohëzgjatje prej tre vitesh. Diploma në Shqipëri përshtatet me Kartën e Bolonjës, ndërsa për sistemin e Londrës aplikohet sistemi britanik. Në fund të semestrit studenti do të marrë rreth 360 CET (kredite)”, theksoi Dhamo.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top