Dr.Erseida ARRA Mjeke Specialiste në Kirurgji Estetike Milano Mjeke referente e DirectaLab Albania
Është koha për të kthyer vëmendjen drejt një produkti që flet shumë për mirëqenien tuaj. Një produkt kozmetik, gati 100% organik, i cili i jep shëndet lëkurës tuaj, duke përmirësuar cilësisht përbërjen e saj. DirectaLab është linja më fanatike për lëkurën tuaj, e njohur jashtë kufijve tanë, e cila merr në ngarkim pacientin, për t’i dhënë atij zgjidhje për çdo lëkurë apo problem që ajo ka. DirectaLab ka shumëllojshmëri produktesh të një cilësie superiore. Ajo përmbush kërkesat e moshave nga më të reja e deri tek ato mbi 65 vjeç, të përshtatshme si për femrat ashtu edhe për meshkujt, si dhe ofron konsulencë falas me mjekë specialistë.
Si erdhi DirectaLab në Shqipëri, një emër i njohur jashtë kufijve tanë?
Directalab është një markë kozmetike e tëra “Made in Italy”. Ajo është e njohur jo vetëm në Itali por edhe jashtë kufijve të saj, sidomos në Francë, Rusi dhe Emiratet Arabe. Produktet DirectaLab nuk gjenden në farmaci apo në parfumeri, pasi në përbërjen e tyre kanë pak konservues dhe për këtë arsye nuk mund të qëndrojnë gjatë nëpër magazina. Kështu vlerat e vërteta që këto produkte kanë, ruhen të paprekura deri tek konsumatori. Në Itali njohja e konsumatorit me këtë linjë bëhet nëpërmjet mjekut dermatolog apo mjekut të mjekësisë estetike të cilët rekomandojnë produktin specifik. Në Shqipëri kam një mori pacientësh që ndjek prej vitesh për trajtimet estetike dhe shpesh më kërkonin këshilla për përkujdesjen ndaj lëkurës dhe përzgjedhjen e kremrave. Kështu i prezantova me linjën DirectaLab, të cilën vazhdojnë ta përdorin me shumë fanatizëm edhe në ditët e sotme. Duke biseduar me përfaqësuesit e DirectaLab në Itali dhe duke i treguar atyre entuziazmin që kisha hasur tek pacientet shqiptare për cilësinë e produkteve, vendosëm së bashku të sjellim DirectaLab në Shqipëri.
Çfarë ju dallon apo ju bën të veçantë nga kompanitë e tjera?
DirectaLab është një linjë kozmetike e cila frymëzohet nga trajtimet e mjekësisë estetike. Pikërisht për këtë arsye ka një bashkëpunim të ngushtë me mjekët dermatologë dhe mjekët estetikë për të sjellë tek çdo produkt filozofinë dhe mënyrën sesi veprojnë trajtimet e mjekësisë estetike. Janë produkte jo vetëm që përgatisin lëkurën në mënyrën më perfekte për këto trajtime, por mbi të gjitha japin një mbështetje direkte mbas trajtimeve, duke bërë të mundur zgjatjen e efektit të tyre. Jo vetëm kaq, por shumëllojshmëria e produkteve e bën këtë linjë t’i japë pacientit apo klientit atë çfarë ka nevojë në çdo kohë dhe në çdo stinë. Vetëm linja e kremrave hidratues përfshin 5 produkte, për të mos folur për produktet e tjera. Ne krijojmë protokolle të mirëfillta për çdo lëkurë apo për çdo problem. DirectaLab e merr në ngarkim klientin, për t’i dhënë atij zgjidhje për problemet kozmetike që mund të ketë. Për këtë arsye, DirectaLab ofron konsulencë falas me mjeke, për të kuptuar nëse problemi që klienti shfaq është një problem për t’u trajtuar nga ana mjekësore, apo mund të menaxhohet edhe me produktet kozmetike. Kështu këshillohet se ku duhet drejtuar, apo cilët produkte mund të jenë ato më të përshtatshme. Së fundmi, por jo më pak i rëndësishëm është kujdesi ndaj ambientit. Si në ambalazhimin e brendshëm dhe në atë të jashtëm DirectaLab ka reduktuar përdorimin e plastikës, duke e zëvendësuar atë me alumin apo qelq. Kjo tregon se kjo kompania ka në qendër të vëmendjes si klientin, ashtu edhe natyrën.
Cilat janë vlerat reale të produkteve tuaja dhe grupmoshat apo gjinitë që mbulojnë?
Prioritet i DirectaLab janë vlerat e larta të produkteve. Kujdesi fillon që nga përzgjedhja e lëndëve të para, të cilat janë të një cilësie superiore. Për të ruajtur këto vlera, prodhimi i secilit produkt kozmetik bëhet në loto të vogla, pikërisht për të ruajtur freskinë maksimale. Gama e gjerë e kësaj linje përfshin produkte që përmbushin kërkesat e moshave nga më të reja e deri tek ato mbi 65 vjeç, sigurisht duke u kujdesur që për çdo grupmoshë të japin atë ç’ka ka nevojë. Kuptohet, të gjitha produktet janë të përshtatshme si për femrat ashtu edhe për meshkujt, pasi nuk përmbajnë parfum.
Cili është spektri i problematikave që mbulojnë këto produkte kozmetike?
Siç e përmenda edhe më lart, DirectaLab krijon protokolle të plota për trajtimin e problematikave të ndryshme të lëkurës. Protokolli i parë është ai i trajtimit të lëkurave me tendencë me akne. Sigurisht nuk është një terapi e mirëfilltë mjekësore, por shumë shpesh aknet, sidomos në kohën e adoleshencës, janë të lidhura me një higjienë jo korrekte, apo me hidratimin jo të përshtatshëm. Protokollet e tjera janë të lidhur me lëkurën e yndyrshme, lëkurën e thatë dhe lëkurën e ndjeshme. Për secilin problem ekzistojnë produktet e përshtatshme për çdo grupmoshë. Përveç këtyre është edhe protokolli siç e quaj unë, “ndihma e shpejtë” që na jep rigjenerim dhe ndriçim të menjëhershëm, i domosdoshëm kur kemi evente të rëndësishme. Vend të veçantë zënë edhe linja e trupit, linja e mbrojtjes nga dielli si për lëkurën ashtu edhe për flokët si dhe integratorët e ndryshëm për një mbështetje akoma edhe më të plotë.
Ofroni mbështetje për klientët në kushtet nevojës për konsultë me mjekun specialist?
Një ndër pikat e forta të DirectaLab është pikërisht konsulta që ne i japim klientëve kur janë në dyshim mbi zgjedhjen e produkteve të përshtatshme për llojin e lëkurës apo të moshës së tyre. Falë bashkëpunimit edhe me doktoreshë Samanta Balliun, kjo konsultë vjen në kohë reale nëpërmjet faqes sonë në Instagram apo edhe në Whatsapp. Jo vetëm kaq, në rast se vlerësojmë se klienti ka një problem mjekësor, i japim këshillën tonë dhe e drejtojmë tek kolegët specialistë të fushave përkatëse. Shumë shpesh kontaktohemi edhe për pyetje rreth Mjekësisë Estetike dhe trajtimeve të ndryshme. Kurioziteti është tejet i madh për të ditur më shumë për këtë fushë. Nisur nga ky realitet, herë mbas here publikojmë newsletter me tema të ndryshme dhe kemi vënë re se ka një interes goxha të madh në leximin e tyre. Si funksionon shtrirja në mbarë vendin? Për faktin se produktet e DirectaLab nuk kanë konservues, nuk mund të qëndrojnë për kohë të gjatë nëpër magazina. Për këtë arsye e vetmja pikë referimi është në Tiranë, nga ku bëhet shpërndarja në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën nga pika qendrore direkt tek konsumatori. Së shpejti do të kemi edhe showroom-in tonë në Tiranë ku klientët do të kenë mundësi të provojnë të gjithë gamën e produkteve tona duke i prekur me duart e tyre.
Dr.Erseida ARRA Mjeke Specialiste në Kirurgji Estetike Milano Mjeke referente e DirectaLab Albania +355 69 36 37 666 | 039 3270157457 [email protected] | DirectaLab.al | directaLab.al | www.directalab.al
Botuar tek Revista Psikologjia, Nr,177, muaji Mars
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.