FB

September 15, 2023 | 7:15

Disa arsye të shëndetshme pse duhet të konsumoni bajame çdo ditë

Bajamet përmbajnë shumë lëndë ushqyese dhe janë ndër llojet më të njohura të arrave në botë. Me origjinë nga Azia Qendrore dhe të përhapura në të gjithë botën, ato kanë shumë përfitime për trupin.

Bajamet janë plot me lëndë ushqyese për më tepër ato janë të pasura me vitamina B1, B2 dhe vitaminë E. Përveç vitaminave, nuk mungojnë mineralet si mangani, magnezi, kalciumi, bakri, fosfori dhe zinku.

Bajamet janë të pasura me antioksidantë- Bajamet janë një burim shumë i mirë i antioksidantëve. Antioksidantët ndihmojnë në mbrojtjen kundër stresit oksidativ, i cili mund të dëmtojë molekulat në qeliza dhe të kontribuojë në inflamacion, plakje dhe sëmundje të tilla si kanceri. Antioksidantët e fuqishëm në bajame janë të përqendruara kryesisht në lëkurën e tyre.

Diabeti i tipit 2 dhe hiperkolesterolemia- Bajamet janë veçanërisht të përshtatshme në dietat e individëve me sëmundje kronike dhe metabolike, si diabeti i tipit 2 dhe hiperkolesterolemia. Në një studim të parë, u tregua se 56 g bajame të futura në dietën e përditshme kanë efekte të dobishme në kontrollin e glicemisë, profilin e lipideve dhe depozitat e yndyrës. Këto efekte duket se ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare te pacientët me diabet të tipit 2.

Bajamet, studim nga Shoqata Amerikane e Diabetit- Një studimi i kryer nga Shoqata Amerikane e Diabetit, zbuloi se një dietë që përfshin 20 për qind të kalorive nga bajamet gjatë një periudhe 16-javore rriti ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe uli nivelet e LDL-kolesterolit te njerëzit me para-diabet.

Bajamet janë të pasura me vitaminë E- Vitamina E është një familje e antioksidantëve të tretshëm në yndyrë. Veprimi i fuqishëm antioksidant i vitaminës E është i dobishëm në parandalimin e kancerit dhe të gjitha sëmundjeve që lidhen me plakjen qelizore. Bajamet janë ndër burimet më të mira në botë të vitaminës E.

Bajame për shëndetin e kockave- Bajamet konsiderohen ndër ushqimet më të mira për kockat. Të pasura me kalcium dhe kalium, bajamet kontribuojnë në ruajtjen e kockave të shëndetshme dhe të forta.

Sa bajame mund të hani?- Bajamet dhe arrat e tjera janë shumë të larta në kalori. Prandaj, është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm kur konsumoni bajame dhe arra të tjera. Si me të gjitha ushqimet, moderimi është thelbësor. Doza ideale për një të rritur të shëndetshëm është rreth 30/35 g dhe nuk duhet të kalojë 40 g në ditë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top