Gënjeshtrat nuk janë një gjë e mirë. Që të funksionojmë si shoqëri, ne duhet të jemi në gjendje t’i besojmë njëri-tjetrit.
Ja disa nga gënjeshtrat që të gjithë i kemi thënë dhe vazhdojmë t’i themi:
- Dukesh bukur
Edhe pse nuk e kemi menduar vërtetë këtë gjë, e kemi thënë për t’i bërë qejfin dikujt për arsye të ndryshme. Nuk duket aq e rrezikshme si gënjeshtër, madje e kemi bërë tjetrin të ndihet mirë.
- Nuk vij dot, jam sëmurë
Po bie shi. Ka qenë një javë e gjatë. Ishi juaj do të jetë atje. Ju nuk e dini se çfarë të vishni. Këto janë arsyet e vërteta që nuk mund të ndiqni planet e bëra. Duke gjetur këtë gënjeshtër, duket më i besueshëm anullimi i një plani.
- Takat nuk më vrasin këmbët
Kjo është një ndër gënjeshtrat më të shpeshta që përdorin femrat. Të gjitha femrat ndjejnë dhimbje kur veshin taka, por e thonë këtë gjë për të justifikuar faktin që nuk dalin dot nga shtëpia pa to.
- Ti je i vetmi për mua
Të gjithë e dimë, që nëse një histori dashurie nuk ecën, fare mirë mund të gjeni dikë tjetër. Kjo është një gënjeshtër e cila thuhet shpesh.
- Nuk e pashë mesazhin tënd
Në ditët e sotme, është shumë e lehtë për të lexuar një mesazh. Avancimi i teknologjisë ka bërë që ne mos të rrimë pa kontrolluar mesazhet që na vijnë.
- Sa të bukur e ke fëmijën
Edhe pse thellë ndoshta nuk e kemi menduar këtë gjë, sërish një prindi ja kemi thënë këtë gjë për të mos e bërë të ndihet keq. Kush nuk do donte të dëgjonte që fëmijën e ka të bukur.
- Nuk jam i mërzitur
Njerëzit e thonë këtë gënjeshtër në shumicën e kohës. Përtojnë të thonë arsyen e vërtetë dhe preferojnë të gënjejnë.
- Nuk e ke ti problemin, e kam unë
Shumica e njerëzve për të shmangur debatet, preferojnë ta mbajnë vetë fajin për diçka.
- Jam i lumtur që të pashë
Nëse takoni dikë pas shumë kohësh, ka ngelur si mënyrë të thëni se jeni të lumtur që po takoheni. Në të vërtetë, as e keni pasur ndërmend nëse do ishit të lumtur, apo jo nëse do e shikonit këtë person.
- Jam shumë i lumtur për ty
Le ta pranojmë, edhe kjo është një fjali që ka mbetur se duhet thënë, jo se vërtetë e ndjeni.
Burimi / http://www.intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.