Lifestyle

April 11, 2018 | 13:05

Disa gënjeshtra, që të gjithë i kemi thënë

Gënjeshtrat nuk janë një gjë e mirë. Që të funksionojmë si shoqëri, ne duhet të jemi në gjendje t’i besojmë njëri-tjetrit.

Ja disa nga gënjeshtrat që të gjithë i kemi thënë dhe vazhdojmë t’i themi:

  1. Dukesh bukur

Edhe pse nuk e kemi menduar vërtetë këtë gjë, e kemi thënë për t’i bërë qejfin dikujt për arsye të ndryshme. Nuk duket aq e rrezikshme si gënjeshtër, madje e kemi bërë tjetrin të ndihet mirë.

  1. Nuk vij dot, jam sëmurë

Po bie shi. Ka qenë një javë e gjatë. Ishi juaj do të jetë atje. Ju nuk e dini se çfarë të vishni. Këto janë arsyet e vërteta që nuk mund të ndiqni planet e bëra. Duke gjetur këtë gënjeshtër, duket më i besueshëm anullimi i një plani.

  1. Takat nuk më vrasin këmbët

Kjo është një ndër gënjeshtrat më të shpeshta që përdorin femrat. Të gjitha femrat ndjejnë dhimbje kur veshin taka, por e thonë këtë gjë për të justifikuar faktin që nuk dalin dot nga shtëpia pa to.

  1. Ti je i vetmi për mua

Të gjithë e dimë, që nëse një histori dashurie nuk ecën, fare mirë mund të gjeni dikë tjetër. Kjo është një gënjeshtër e cila thuhet shpesh.

  1. Nuk e pashë mesazhin tënd

Në ditët e sotme, është shumë e lehtë për të lexuar një mesazh. Avancimi i teknologjisë ka bërë që ne mos të rrimë pa kontrolluar mesazhet që na vijnë.

  1. Sa të bukur e ke fëmijën

Edhe pse thellë ndoshta nuk e kemi menduar këtë gjë, sërish një prindi ja kemi thënë këtë gjë për të mos e bërë të ndihet keq. Kush nuk do donte të dëgjonte që fëmijën e ka të bukur.

  1. Nuk jam i mërzitur

Njerëzit e thonë këtë gënjeshtër në shumicën e kohës. Përtojnë të thonë arsyen e vërtetë dhe preferojnë të gënjejnë.

  1. Nuk e ke ti problemin, e kam unë

Shumica e njerëzve për të shmangur debatet, preferojnë ta mbajnë vetë fajin për diçka.

  1. Jam i lumtur që të pashë

Nëse takoni dikë pas shumë kohësh, ka ngelur si mënyrë të thëni se jeni të lumtur që po takoheni. Në të vërtetë, as e keni pasur ndërmend nëse do ishit të lumtur, apo jo nëse do e shikonit këtë person.

  1. Jam shumë i lumtur për ty

Le ta pranojmë, edhe kjo është një fjali që ka mbetur se duhet thënë, jo se vërtetë e ndjeni.

Burimi / http://www.intv.al

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com