FB

October 6, 2022 | 9:33

Disa këshilla për pastrimin e shtëpisë suaj gjatë vjeshtës

Kur ditët fillojnë të shkurtohen dhe mbrëmjet pranë oxhakut duken më interesante se qëndrimi rreth skarës në ambientet e jashtme, është koha për të bërë një bilanc të shtëpisë suaj. Pastrimi dhe rregullimi i shtëpisë gjatë vjeshtës do t’i bëjë netët e dimirit shumë më të këndshme.

Pavarësisht nëse bëni një pastrim intesiv ose i shpërndani këto detyra gjatë disa fundjavave, do ta falënderoni veten më vonë. Ne ju japim disa këshilla që do t’ju ndihmojnë kur të nisni ‘pastrimin e vjeshtës’.

Riorganizoni garderobën: Koha për t’i lënë vend veshjeve të vjeshtës/dimrit

Tani jemi zyrtarisht në vjeshtë dhe dimri po afron shpejt, që do të thotë se pak nga pak po nxjerrim trikot e trasha dhe po u japim lamtumirën fustaneve dhe pantallonave të shkurtra të pushimeve. Zakonisht, gjatë kësaj periudhe, garderoba jonë bëhet më e çorganizuar, veçanërisht nëse kemi shumë rroba. Përpara se të vazhdoni me hapat e tjerë të pastrimit kjo është koha ideale për ta riorganizuar, për të krijuar hapësirën optimale për pulovrat, palltot dhe veshjet e tjera më voluminoze që do t’ju nevojiten në muajt e ardhshëm.

Këshillat tona janë:

– Lajini dhe thajini mirë rrobat përpara se t’i paketoni apo ruani diku tjetër

– Shmangni qeset platike të pastrimit kimik, pasi rrezikoni që t’i ndryshoni ngjyrën rrobave tuaja nga ajri i lagësht i bllokuar në çantë

– Përdorni qese me vakum për të zvogëluar hapësirën që veshjet zënë dhe për materialet me delikate si mëndafshi, përdorni çanta prej cope

Përdoreni me zgjuarsi fshesën tuaj me korrent

Kur përdorim fshesën me korrent në shtëpi, shumë pak prej nesh e zhvendosin divanin ose bufenë. Pastrimi i çdo hapësire ju ndihmon të siguroheni që të gjitha pluhurat, papastërtitë, mbeturinat dhe alergjenët janë hequr, duke siguruar një shtëpi më të shëndetshme dhe më të pastër. Tregohuni të zgjuar se si e përdorni fshesën me korrent, pasi nuk keni nevojë të tërhiqni çdo pjesë të mobiljeve të shtëpisë njëkohësisht për të pastruar pluhurin. Në vend të kësaj, thjesht lëvizni mobiljet dhe pajisjet një nga një një. Kjo do t’ju kursejë kohë dhe përpjekje, pavarësisht nga madhësia e shtëpisë tuaj.

Mund të duket klishe, por duhet të lani dritaret

Çuditërisht, është sugjeruar se uji i shiut është i mirë për pastrimin e dritareve, për shkak se përmban më pak kontaminues sesa uji i rubinetit. A nuk është ky justifikimi perfekt për ta shtyrë pastrimin e dritareve deri në pranverë? Por nëse nuk i keni pastruar dritaret për një kohë të gjatë, do të vini re që pas reshjeve të vjeshtës ato duken të pista pasi do krijohen vija dhe njolla, ndaj larja e dritareve në këtë periudhë nuk duhet anashkaluar.

Shkrini hapësirën e ngrirjes të frigoriferit

Ngrirësi është një nga hapësirat e pakta që përdoret çdo ditë. Për ta mbajtur atë të funksionojë në potencialin e tij të plotë, është e rëndësishme ta mirëmbajmë. Çelësi është shkrirja e ngrirësit – nëse nuk keni një model që e realizon automatikisht këtë proces, sigurisht. Nëse nuk e keni bërë këtë për një kohë të gjatë ose keni vënë re një grumbullim akulli, vjeshta është koha e përkryer për ta shkrirë atë.

E fundit, ndiqni një sistem

Profesionistët e pastrimit nuk i bëjnë punët e tyre me dëshirë; ata kanë një plan veprimi dhe e ndjekin atë. Ndaj këshilla e fundit është merrni kohën tuaj që të shkruani listën e gjërave që duhet të bëni dhe jepini përparësi detyrave që do të marrin më shumë kohë, por që do të japin më shumë rezultat.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top