FB

September 3, 2024 | 7:38

Disa këshilla për prindërit e fëmijëve me çrregullime në të ngrënë

dont-want-it-2-507x338

* Shmangni argumentet dhe debatet familjare të çfarëdolloj natyre gjatë të ngrënit dhe diskutoni vetëm për gjëra pozitive duke përfshirë
edhe shijen e mirë të ushqimit.

* Fëmijëve u duhet kohë që të mësojnë se si duhet të sillen kur ulen për të ngrënë, kështu që jini të durueshëm ndaj sjelljeve jo të
këndshme të tyre.

* Nëse fëmijët nuk hanë gjatë orareve të përcaktuara nga ju, ofrojini çdo dy orë ushqime të cilat kanë shumë vlera ushqimore, Por,kujdesuni që çdo herë, ushqimet që i ofroni t’i prezantoni në mënyrë që ri tërhiqni vëmendjen.

 

* Mos lejoni që fëmija të luaj me lodra, të shikojë libra ose televizor gjatë kohës kur do të ushqehet.

* Mos e kërcënoni ose ta shtyni me doemos për të ngrënë dhe mos e dënoni nëse nuk ha. Thjesht pranoni refuzimin e tij/saj dhe mos i tregoni mërzit jen tuaj. Fëmija mund të refuzojë të hajë në mënyrë që të tërheqë vëmendjen tuaj dhe nëse ju tregoheni të pakënaqur nga sjellja e tij/saj, ai/ajo mund të përsërisë të njëjtën sjellje, shkruan Shëndeti.

* Respektoni oraret e të ngrënit, kjo gjë i ndihmon fëmijët të kuptojnë rëndësinë e ushqimit dhe i bën më të disiplinuar.

* Informojeni fëmijën gjithmonë 10 deri në 15 minuta përpara se të shtroni për të ngrënë, kështu i jepni kohë që të largohen nga aktivitet
që janë duke bërë në mënyrë të qetë.

* Mos harroni,uërsërisni fëmijës se sa e rëndësishme është kur të gjithë në familje hanë së bashku dhe se ai/ajo duhet të rrijë në tavolinë
deri sa të gjithë të kenë mbaruar së ngrëni.

* Kur doni t’i jepni fëmijëve ushqime të reja, prezantojani ato disa herë në ditë. Shumica e fëmijëve mund të provojnë diçka vetëm pasi i është ofruar për të paktën 10-15 herë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top