Këshilla & Arsye

June 13, 2018 | 14:10

Disa këshilla për të qenë në formë

Shumë prej nesh dëshirojnë të mësojnë rutinë të re për t’u kthyer në formë dhe për të përmirësuar shëndetin e tyre. Në fakt, nuk është një objektiv kaq i thjeshtë për t’u arritur, por gjithmonë është e mundur të ndryshosh stilin e jetës.

Pengesa më e madhe është padurimi për të parë rezultatet pavarësisht se nisesh me qëllime të mira dhe shpesh dorëzohesh që në vështirësitë e para.

Sigurisht për të arritur objektivin është e rëndësishme të disiplinoheni dhe ndiqni këshillat e mëposhtme:

Njihni veten– Para se të nisni një plan stërvitje për t’u kthyer në formë besojini një specialisti për të parë kushtet tuaja fizike dhe limitet e mundshme të disa ushtrimeve. Një vizitë mjekësore të përgjithshme për të nisur një regjim të duhur.

Përmirësoni ushqimin– Çdokush ka kërkesat e veta specifike, në bazë të peshës së trupit, moshës dhe gjendjes fizike po këto rregulla vlejnë për të gjithë. Kufizoni ushqimet industriale, ato të skuqura, shtoni konsumin e frutave, perimeve dhe drithërave integrale dhe proteinat e duhura. Evitoni pijet e gazuara apo alkoolike dhe hani pesë vakte te vogla në ditë.

Hidratohuni– Konsumi i përditshëm i ujit është një regjim i rëndësishëm për të qenë të shëndetshëm, por bëhet thelbësor nëse praktikoni ndonjë sport. Ideale është 6-8 gota ujë në ditë.

 

Burimi / TopChannel

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com