Këshilla & Arsye

December 2, 2019 | 8:13

Disa këshilla për t’i thënë “stop” sjelljes viktimizuese

Rifitimi i vetëbesimit është thelbësor për të dalë nga rrethi vicioz i viktimizmit patologjik. Nuk ekziston një diagnozë e “viktimizmit patologjik”, as si simptomë, as si shqetësim personaliteti… Megjithatë, duke qenë se rreth vetes kemi plot njerëz që viktimizohen në çdo rast dhe nuk marrin përgjegjësitë e tyre, qëllimi i këtij artikulli është t’ju sjellim disa këshilla për t’i thënë “stop” sjelljes viktimizuese.

1

Mos e kërkoni lumturinë tek të tjerët

Nëse nuk jeni të lumtur me veten, s’do të mundni kurrë të jeni të lumtur në një marrëdhënie afatgjatë me një tjetër person. Para së gjithash, është e nevojshme të krijoni qëndrueshmëri në jetën tuaj para se ta ndani atë me dikë tjetër.

Mjaft u dembelosët

Të menduarit e tepërt, shpesh gjeneron probleme, të cilat as që ekzistojnë. Analizojini situatat dhe kaloni në veprim. Kjo do të thotë të përballeni me risqe. Nuk mund të kaloni një nivel më lart nëse më parë nuk keni shkelur të parin. Mos i lini gjërat për më vonë, por veproni në çast.

Mjaft menduat se nuk jeni gati

Askush nuk ndihet 100% gati kur i paraqitet një mundësi e mirë. Dhe mundësitë e mëdha në jetë na detyrojnë të dalim nga zona jonë e rehatisë. Kjo do të thotë që nuk mund të ndihemi asnjëherë totalisht rehat që në çastin e parë.

Mos u përfshini në marrëdhënie të gabuara

Marrëdhëniet duhet të zgjidhen me urtësi e mençuri. Më mirë të jeni vetëm se sa të keqshoqëruar. Nuk ka nevojë të nxitoni. Nëse diçka duhet të ndodhë, do të ndodhë në momentin e duhur me personin e duhur dhe për arsyen e duhur. Lidhuni me dikë vetëm kur të ndiheni gati dhe jo sepse ndiheni vetëm.

Mos refuzoni marrëdhënie të reja vetëm sepse e para nuk ka funksionuar

Në jetë do të kuptoni se do të njihni dikë për një arsye të caktuar. Dikush do t’ju vërë në provë. Disa do t’ju përdorin dhe të tjerët do t’ju mësojnë diçka. Por gjëja më rëndësishme është që të gjithë ata që do të ndeshni në jetë, të nxjerrin më të mirën nga ju.

Mos garoni me të tjerët

Mos u shqetësoni nëse të tjerët bëjnë diçka më mirë se ju. Përqendrohuni të thyeni rekordet tuaja ditë pas dite. Suksesi është një betejë ku do t’ju duhet të garoni vetëm me vetveten.

Mos kini zili për të tjerët

Zilia është arti i të parit të virtyteve të të tjerëve, pavarësisht atyre që edhe ju i zotëroni. Pyesni veten: “Çfarë kam unë që të tjerët e dëshirojnë?”.

Mjaft u ankuat

Jeta na përball me vështirësi për një arsye të caktuar: për të na udhëhequr në drejtimin e duhur. Ndoshta nuk e shihni apo s’e kuptoni në momentin kur gjërat ju ndodhin. Mund të jetë e vështirë, por reflektoni mbi vështirësitë me të cilat jeni përballur në të kaluarën. Kujtoni se si rastësitë ju kanë çuar në një vend, keni njohur një person, apo keni përmirësuar gjendjen tuaj shpirtërore apo situatën e përgjithshme. Le ta marrë vesh bota mbarë se sot je pak më i fortë se sa dje.

Mjaft më me inate

Mos e kaloni jetën duke ushqyer urrejtjen në zemrën tuaj. Në fund, do t’i bëni më shumë keq vetes se sa njerëzve që urreni. Falja nuk do të thotë: “Nuk ka rëndësi se çfarë më ke bërë”, por “Nuk do të lejoj që të më vjedhësh përgjithnjë lumturinë”. Falja është përgjigjja. Gjeni paqen dhe çlirohuni! Dhe kini parasysh se falja nuk u referohet vetëm të tjerëve, por edhe vetes. Ktheni faqen dhe mundohuni të veproni më mirë herës tjetër.

Mos lejoni që të tjerët t’ju poshtërojnë

Mos lejoni që t’ju poshtërojnë dhe të poshtëroni veten. Refuzoni të bini në nivelin e atyre që refuzojnë të jenë të njëjtë me ju.

Mos shpërdoroni kohën duke u justifikuar te të tjerët

Miqtë nuk kanë nevojë për justifikime, ndërsa kundërshtarët nuk do t’ju besojnë në asnjë rast. Ndaj, thjesht bëni atë që mendoni se është më korrektja. 21Mjaft bëtë gjithë kohën të njëjtën gjë dhe pa pushuar asnjë çast Nëse vazhdoni të bëni këtë sjellje, do të merrni vetëm atë që keni marrë deri tani. Ndonjëherë është e nevojshme të stakoni spinën, në mënyrë që t’i shihni gjërat më kthjellët.

Mos injoroni bukurinë e çasteve të vogla

Shijojini gjërat e vogla, sepse një ditë duke parë pas do të zbuloni se ato ishin gjërat e mëdha dhe thelbësore. Pjesa më e madhe e jetës suaj do të jetë e përbërë nga momente të vogla të kaluara duke buzëqeshur me njerëzit e dashur.

Mos u mundoni të bëni gjithçka perfekte

Bota reale nuk u jep çmim perfeksionistëve, por atyre që i përfundojnë objektivat me sukses.

Mjaft ndoqët rrugën më të thjeshtë

Jeta nuk është e thjeshtë, sidomos nëse objektivi juaj është të arrini diçka me vlerë. Mos ndërmerrni rrugën më të thjeshtë, por bëni gjëra të jashtëzakonshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top