Këshilla & Arsye

July 23, 2018 | 14:18

Disa këshilla për t’u dobësuar…

Ndjekja e një diete të shëndetshme është e rëndësishme për të humbur peshë, por janë dhe disa këshilla e sugjerime që ju ndihmojnë në rrugën tuaj të dobësimit.

Pini shpesh

Sidomos para vakteve, pini sasi të madhe uji pasi ju përshpejton metabolizmin gjatë një farë periudhe, rreth një orë apo një orë e gjysmë për të mbajtur një hidratim korrekt të trupit.

Vezë për mëngjes

Të përfshish vezën në mëngjes të jep ndjesinë e ngopjes për orët në vijim. Për më tepër na japin një sasi të mirë proteinash duke ndihmuar në një rënie më efikase në peshë.

Kafe dhe çaj jeshil

Kafja dhe çaji jeshil kanë mjaft antioksidantë që ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit e për pasojë duke eliminuar yndyrat.

Më pak ushqime me sheqer të shtuar dhe karbohidrate të rafinuara

Nëse dëshironi të humbi peshë kufizoheni sasinë e sheqerit të shtuar, karbohidratet e rafinuara që zakonisht janë sheqernat, apo drithërat që kanë të privuara nga pjesa e tyre e fibrave. Ato rrisin nivelin e sheqerit në gjak, për pasojë me një ndjesi urie që manifestohet në formën e nepsit.

Shtoni përdorimin e erëzave

Disa erëza si speci djegës kanë përbërës që përshpejtojnë metabolizmin. Nga ana tjetër, shija e fortë e disa llojeve të bëjnë të ndjehesh e ngopur me një sasi të vogël ushqimi.

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top