FB

July 5, 2022 | 9:01

Disa këshilla që rekomandojnë specialistët për të menaxhuar kuriozitetin e fëmijëve për seksualitetin

Fëmijët në ditët e sotme janë kuriozë për gjithçka, për më tepër mbi seksualitetin. Por, si mund ta menaxhosh gjithë këtë kuriozitet në një mënyrë që fëmija të ndihet i sqaruar…

Nga Lira GJIKA, psikologe

1. Emërtimin e saktë të organeve seksuale. Vagina dhe penis, emërtimet me nënkuptim apo pseudonime shkaktojnë vetëm konfuzion.

2. Edukimi dhe informimi si i djemve dhe i vajzave pa dallim.

3. I rrituri nuk duhet të shmangë dhe evitojë pyetjet e fëmijës duke thënë: pyet mamin apo babin. I rrituri nuk duhet të nxehet me pyetjet, por të përgjigjet dhe kur nuk di të përgjigjet, ti thotë fëmijës me seriozitet që nuk e di, por sa ta mësoj do të tia shpjegojë. dhe duhet ta mbaje fjalën dhe tja shpjegojë sa po të mundet.

4. Ti lexojë dhe tregojë libra që janë për moshën dhe që trajtojnë në mënyrë edukative njohjen e trupit të njeriut si të femrës dhe të mashkullit përfshi dhe organet genitale.

5. Nuk duhet të flitet për organet genitale në mënyrë mohuese, psh, femra “nuk ka” penis, por femra “ka” vaginë”. Të cilëcohet diferenca dhe funksioni i organeve.

6. Ti shpjegohet që “intimiteti” është i ndryshëm nga “fshehtas”

7. Nëse fëmija po luan me një moshatar duke u prekur, mos ndërhyni, por ruani qetësinë, pasi do ti mësoni padashje të fshihet nga ju, por jo të mos e bëj më.

8. Kurioziteti fëminor është gjëja më natyrale në botë. Nëse fëmija deri në moshën 6 vjeç, nuk bën pyetje reth kësaj teme duhet të mendohet se ku po e mer informacionin dhe sa cilësor është ky informacion. Prindër mos e lejoni që fëmija juaj të mësojë dhe zbulojë veten dhe seksualitetin nëpërmjet banalitetit të “rrugës”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top