Këshilla & Arsye

July 3, 2020 | 8:04

Disa këshilla se si të ndihmoni një koleg në vështirësi

Për të mbështetur një koleg që lufton me probleme profesionale ose personale, duhet takt dhe empati. Këtu janë disa këshilla për ta ndihmuar atë, pa u bërë ndërhyrës.

Nëse shenja të caktuara ju bëjnë të mendoni se një koleg i juaji po kalon një periudhë të keqe, për arsye profesionale ose personale, mbase po pyesni veten se si të ofroni ndihmën tuaj pa qenë ndërhyrës. Në kohë të vështira, duhet takt dhe empati. Nëse mbështetni një nga bashkëpunëtorët tuaj, ju demonstroni se të gjithë e kanë këtë të drejtë në momente të vështira, sepse ato janë pjesë e jetës, madje edhe profesionale. Duke vepruar kështu, ju kontribuoni gjithashtu në ndërtimin e një atmosfere të shëndetshme pune, ku mund të shprehni atë që ndjeni.

Ja disa këshilla se si të jepni mbështetjen më të mirë të mundshme:

– Edhe nëse nuk dini shumë për kolegun tuaj në vështirësi, në mënyrë diskrete tregoni se jeni të gatshëm të dëgjoni. Nëse, nga ana tjetër, është një person që është më afër jush, ju mund ta pyesni atë drejtpërdrejt nëse ka nevojë për të folur. Jini mirëkuptues nëse preferon të hesht.

– Dëgjo, mos gjyko. Mos u mundoni të minimizoni ose fajësoni. Sugjeroni në vend që të jepni këshilla shumë të drejtpërdrejta.

– Nëse kolegu nuk dëshiron të flasë, vëmendja mund të tregohet edhe në mënyra të tjera: për shembull duke i ofruar një kafe ose duke e ndihmuar atë në punën e tij.

 

 

Burimi / https://www.linkedin.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top