Periudha e shtatzënisë është mund të jetë vërtet disi e lodhshme por një shtatzëni gjatë verës është veçanërisht shumë e vështirë fizikisht dhe psikologjikisht. Edhe aktivitetet më të thjeshta të jetës së përditshme mund të jenë sfiduese për një grua shtatzënë gjatë stinës së verës, ndaj duhet të përgatiteni dhe të keni një strategji për t’i “mbijetuar” verës që po afrohet.
Më poshtë janë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë ta kaloni qetësisht këtë verë.
Qëndroni të hidratuara
Dehidratimi është problemi më i madh dhe më i rrezikshëm gjatë stinës së verës. Dehidratimi në shtatzëni mund të shkaktojë kontraksione të cilat mund të dëmtojnë fetusin ose të shkaktojnë lindje të parakohshme. Ndaj mbani gjithnjë një shishe me uji me vete sidomos nëse keni vendosur të bëni një shëtitje.
Përdorni krem mbrojtës për diellin
Është e rëndësishme që ta mbroni veten nga rrezet e rrezikshme ultraviolet të cilat mund të dëmtojnë lëkurën, shkaktojnë djegie, rrudha dhe kancer lëkure. Tregohuni të kujdesshme që kremi që po përdorni të jetë i përshtatshëm për përdorim edhe në shtatzëni.
Kujdes temperaturën e trupit
Temperatura e lartë e trupit të nënës (hipertermia) mund të shkaktojë anomali në zhvillimin e fetusit. Ndaj është e rëndësishme që ju ta mbani nën kontroll temperaturën e trupit tuaj duke shmangur qëndrimin në diell dhe ambientet me temperaturë të lartë. Nëse vini re që temperatura e trupi tuaj është e lartë bëni një banjë me uji të ftohtë.
I bëni në mëngjes punët e shtëpisë
Punët e shtëpisë apo aktivitetin fizik duhet ta zhvilloni në mëngjes kur temperaturat janë më të ulëta. Kjo pasi edhe punët më të lehta mund të duken vërtet sfiduese për një grua shtatzënë gjatë verës.
Planifikoni një dremitje pasdite
Shtatzënia kërkon shumë energji , kështu që mos u ndjeni në faj nëse ndjeni nevojën të bëni një sy gjumë pasdite. Por kujdes të mos flini shumë pasi do ta keni të vështirë të bini në gjumë natën.
Burimi / www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.