Lifestyle

April 20, 2018 | 14:50

Disa kombinime të fundit të lëkurës…

Fundi i lëkurës është gjithmonë një garanci e suksesit kur duam të ndihemi rock. Nëse e keni arkivuar në dollapin dimëror, nxirreni menjëherë atë. Po, sepse ju sigurojmë se edhe në stinën e bukur, mund të të dhurojë emocione të mëdha.

Sigurisht , nuk është mes veshjeve më të freskëta e të lehta që ju vijnë në mendje duke menduar për verën, por i përshtatur në ngjyrat e duhura kombinohet shumë lehtë dhe është një alternativë praktike për t’u shfrytëzuar në shumë raste të ndryshme.

Versionit klasik të zi (të cilin gjithmonë e adhurojmë shumë!), i afrohen edhe ngjyrat më të gjalla si nuancat delikate të pastelit, e kuqja dhe kafja elegante.

Në rast se nuk jeni bindur ende hidhini një sy 4 kombinimeve që kemi zgjedhur për ju !

Fund lëkure i zi, këmishë xhins dhe këpucë të zeza.

Një nga kombinimet më elegante për të luajtur me fundin e lëkurës është pikërisht kjo: mjafton një këmishë, ndoshta xhins për një rezultat edhe më të freskët, një palë këpucë të zeza me taka për të patur një pamje magjepsëse për t’u shfrytëzuar edhe në mbrëmje.

Fund lëkure i shkurtër , bluzë me vija dhe atlete

Nëse kërkoni një veshje më të thjeshtë dhe për ditën, kjo është e duhura për ju. Një fund lëkure me ngjyrë bojë qielli, një bluzë me vija dhe një nja palë atlete të bardha për të qenë më komode gjatë gjithë ditës.

Fund lëkure i kuq- bluzë dhe çizme të shkurtra

Kjo është veshja perfekte sipas nesh, për tu veshur edhe në kohë festivalesh dhe koncertesh muzikore. Fund lëkure i kuq me kopsa metali, një bluze me mëngë të shkurtra rock dhe një palë çizme të shkurtra , ndoshta të bardha, sipas tendencës së momentit.

Fund lëkure ngjyrë bezhë, këmishë me mëngë dhe pardesy

Një tjetër prej modeleve të fundeve të lëkurës që mund të keni në dollapin e pranverës është ai i nuancave të ngrohta të lëkurës, për të ndryshuar pak dhe për të mos u përqendruar gjithmonë në fundin e zi të zakonshëm. Kombinoheni me një këmishë të bardhë, prej mëndafshi dhe me një pardesy bezhë dhe do të keni një veshje shumë elegante.

Burimi / https://ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top