Problemet e dhëmbëve janë shumë të shpeshtë dhe të llojeve të ndryshme. Ajo që shpesh duhet bërë është një kujdes më i madh dhe kontroll i vazhdueshëm. Shpesh është neglizhenca ajo që shkakton probleme të shumta të tyre. Prandaj është shumë e rëndësishme që të parandaloni sot problemet me dhëmbët në mënyrë që te mos vuani nesër.
Ja 8 mënyra për të mbrojtur dhëmbët tuaj
Bëni kontrolle periodike – Ky është një nga hapat kyç për të parë gjendjen e dhëmbëve tuaj dhe për të trajtuar në kohë problemet, të cilat mund të rezultojnë të rrezikshme edhe për pjesë të tjera të shëndetit jo vetëm atë dentar.
Gjithmonë kontaktoni profesionistë të kualifikuar – Edhe nëse mendoni se nuk keni asgjë serioze, shëndetin tuaj dentar duhet t’ja besoni vetëm profesionistëve.
Lajini dhëmbët gjysmë ore pas ngrënies – Pas ngrënies, smalti i dhëmbëve tuaj është më i dobët dhe i zbutur. Nëse i lani menjëherë mund ta largoni atë. Prandaj është mirë të prisni rreth 30 minuta.
Zgjidhni furçën e duhur – Furça duhet të jetë e butë në mënyrë që të mos dëmtojë mishrat e dhëmbëve.
Kujdes me mënyrën si i lani – Mos i lani dhëmbët për më shumë se dy minuta, sepse rrezikoni t’i dëmtoni.
Kufizoni disa pije – Kafja, çaji i zi, uthulla balsamike dhe salca e sojës mund të njollosin dhëmbët dhe të dëmtojnë smaltin.
Konsumoni ushqime me vitaminë A dhe C – Ushqimet me vitaminë A si molla, luleshtrydhja, kivi etj, mbrojnë smaltin ndërsa ato me vitaminë C mbrojnë mishrat e dhëmbëve.
Pini shumë ujë – Uji heq bakteret, ngadalëson formimin e njollave dhe ri-balancon pH.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.