Nëse keni pasur kapsllëk gjatë shtatzënisë, ndoshta po numëroni ditët derisa të lindni duke shpresuar se gjithçka do të rikthehet në normalitet. Por, për fat të keq, do të duhet pak kohë për këtë. Disa javë pas lindjes, ju nuk do të vuani më nga kapsllëku.
Ndërkohë mund të ndiqni këto sugjerime të thjeshta:
Pini shumë lëngje
Nuk ka rëndësi nëse po pini ujë, lëngje frutash apo konsumoni supë. Këto janë burime të mira të lëngjeve për të cilat trupi juaj ka nevojë, duke e bërë më të lehtë konstipacionin pas lindjes. Nëse ushqeni fëmijën me gji, lëngjet do t’ju ndihmojnë shumë gjithashtu për rritjen e sasisë së qumështit që prodhoni.
Shkoni në tualet kur keni nevojë
Nëse nuk shkoni në tualet kur keni nevojë, por e shtyni për më vonë, mbetjet tuaja mund të thahen dhe të keni vështirësi për t’i nxjerrë ato.
Ndiqni një dietë të pasur me fibra
Fibra nuk mund të tretet nga trupi, por ajo siguron që ushqimi të lëvizë nëpër trupin tuaj dhe zbut mbetjet.
Bëni ushtrime të thjeshta
Bëni një shëtitje të shkurtër çdo ditë, sepse ju ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.
Shmangni ushqimet me sheqer dhe të përpunuara
Përveç që janë të varfra në fibra dhe të pasura në yndyrë dhe sheqer, këto ushqime mund të përkeqësojnë dhe të ngadalësojnë sistemin e tretjes. Mund të shkaktojë simptoma si fryrje dhe dhimbje.
Pyesni doktorin rreth zbutësve të mbetjeve
Nëse asnjë metodë tjetër nuk ka funksionuar, duhet të konsultoheni me një mjek që t’ju japë medikamente. Shmangni përdorimin e ilaçeve të pa këshilluara më parë nga mjeku.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.