Në fokus

May 5, 2018 | 10:00

Nga Blerta Haxhiaj: Individi jo-politik dhe plaga emocionale

Çështja që shtrohet është – se si femrat dhe adoleshentët tregojnë një gatishmëri për të qenë të përgatitur që të ndjekin rrymat politike. Funksioni seksual dhe funksioni social është shumë i afërt mes represionit seksual dhe qëndrimit të rrymës politike.

Blerta Haxhiaj, studiuese në filozofi,  zv/kryetare e Shoqatës së Sociologëve të Kosovës

Blerta Haxhiaj, studiuese në filozofi,
zv/kryetare e Shoqatës së Sociologëve të Kosovës

Problemi seksual është problemi më pikant, mirëpo kjo nuk tregon interes, e cila duhet të përdoret për revolucionin social, që kërkon sakrifica të mëdha.

Ndoshta masat e arrijnë lirinë seksuale menjëherë pasi fitojnë ndërgjegjen e shtypjes seksuale?

Çështja është të interesi seksual dhe mizeria seksuale e masave, e cila përkthehet si një takim i madh i ngatërruar brenda veprimit social kundër sistemit e që e krijon këtë mjerim. Pushteti më i madh që mund të ushtrohet si politikë është të individët jopolitikë.

Një punëtor i cili është i paqartë për pozicionin e tij politik për shkak të pozicionit social dhe që u përket masave të tëra si ai, është më i pranueshëm dhe i përdorshëm për rrymën politike. Gabimi që ndodh është se të jesh një qenie jo-politike është si kusht i psikikës pasive ku përkundrazi është një qëndrim i lartë, një mbrojtje kundër së keqes dhe paralajmërim i përgjegjësive sociale. Ky qëndrim përmes shumë aspekteve të sjelljes jopolitike të masave është se goditja intelektuale e cila ‘nuk bën çdo gjë me politikë dhe përmes politikës’ është e motivuar nga interesa ekonomike  dhe kërkon të qëndrojë e pavarur nga opinioni publik. Koncepti i politikës është i ‘pandërgjegjshëm’, i lidhur me konceptin e dhunës dhe rrezikut trupor, që me një frikë intense tenton të mbrohet nga orientimi realistik.

1Duke u munduar të mobilizohet, individi jo-politik, politikisht duke përdorur ndërgjegjen për interesa ekonomike, tregon se nuk është i dhënë pas bisedave ekonomiko-politike, por i gatshëm të rrëshqasë në frazat mistike, të cilat nuk japin shumë sa i përket aspektit ekonomik dhe politik. Kjo ka një shpjegim se si konfliktet seksuale nga pandërgjegjja e tyre infiltrohet në mendimin racional dhe të zhvillimin të përgjegjësive sociale.

Një program politik nuk ndryshon shumë nga një program tjetër politik, por ideologjia e përdorur kap momentet e tensionit të brendshëm sepse në të pandërgjegjshme ai jep një forme të re konfliktit dhe kërkon ta zgjidhë. Individ i papërgjegjshëm shoqërisht është ai individ që është i absorbuar në konflikte seksuale. Duke u munduar që ai të jetë i përgjegjshëm shoqërisht ai vetëdijësohet se si duhet të përdore rezultatin e mjerimit të tij seksual.

democracy

Si rend i ri social është identik me pyetjen se si është karakteri i strukturës së masave jopolitike, irracionale e cila influencon shtresën punëtore. Ky eksperiment i realizuar social është treguesi i një dështimi të masave të individit. Ata e riprodhojnë ideologjinë dhe i japin formë jetësore përmes rrymave politike që ky afrimitet mund të jetë steril. ‘Duket që nuk ka shpresë, edhe në parim’ ky qëndrim duhet të kuptohet që jo vetëm jo-populloret, por edhe jeta e rrezikshme paraqitet shumë ekzistuese ndaj iluzionit ku masat janë të afta për liri dhe ata duhet që tashmë ta jetojnë parajsën mbi tokë. “Paaftësia për liri nuk është diçka natyrore, njerëzit jo gjithmonë janë të aftë për liri, në parim ata bëhen të aftë për liri. Mekanizmi që i bën masat të afta për liri është supresioni social ku dashuria gjenitale dhe jetës te fëmijët, adoleshentët dhe tek të rriturit.” Presioni social është zhvilluar me patriarkalitetin dhe në parim ajo hidhet tutje. Si mekanizëm qendror i karakteristikave të strukturave të paafta për liri, gjërat nuk janë edhe aq deprimuese.

Shoqëria ka dispozitivin për të eliminuar të gjitha të këqijat shoqërore që quhen ‘plagë emocionale’. Rrymat politike në çdo formë dhe me të gjitha format e saj tentohet të reduktohet në një plagë emocionale, e cila është zhvilluar që nga patriarkaliteti autoritativ.

Një rend i ri social nuk e konsumon vetën në eliminimin e institucioneve të autoritetit social apo në krijimin e institucioneve të reja. Ankorimi i karakteristikave të absolutizmit autoritativ te masat e njerëzve është eliminuar, duke hequr masat edukative dhe higjienën mendore. Përgjithësimi i koncepteve të Marksit dhe Engels – konceptet e tij në “Origjinën e familjes Prona Private dhe Shteti” – Engelsi e shkatërron besimin te ‘shteti i përjetshëm dhe absolut’, në kontekstin tonë, e panevojshmja e lidershipit autoritativ të shoqërisë. Organizimi i klaneve të shoqërisë arrin në këto përfundime ku Shteti jo gjithmonë ka ekzistuar: “Dhe një institucion i tillë doli. U shpik shteti” (“Origjinën e familjes e Pronës Private dhe e Shtetit” – fq.- 162                                           

_spain_2018

Ka pasur shoqëri që kanë funksionuar edhe pa Shtetin, ato kanë funksionuar pa asnjë gjurmë dhe gjendje të pushtetit të Shtetit. Kur shoqëria rrëshqet në klasa dhe diferenca mes tyre kërcënon ekzistencën e tërë shoqërisë, atëherë gjendja e shtetit zhvillon ‘domosdoshmërinë’, shoqëria në mënyrë të shpejtë afrohet gjatë zhvillimit të prodhimit ku ekzistenca e klasave jo vetëm që paraqitet si e domosdoshme, por bëhet edhe një zamkë aktuale e zhvillimit të prodhimit.

Pa një trup përfaqësues nuk mund ta imagjinojmë demokracinë, jo vetëm atë, por edhe demokracinë proletare, por duhet ta mendojmë demokracinë pa parlamentarizëm nëse kritika e shoqërisë nuk është komplet një frazë boshe për ne, nëse dëshira për të tejkaluar rregullat është dëshira jonë serioze dhe e sinqertë dhe jo vetëm një slogan elektoral për të kapur votat e nënshtetasve.

Funksioni seksual dhe funksioni social në përafërsinë e tyre nuk duhet ta represionojnë njëra–tjetrën, individi ligjërisht fiton të drejtën e votës në moshën 18-vjeçare dhe është i përgjegjshëm psiqikisht e fizikisht për rrymën e tij politike që dëshiron të zgjedhë dhe të zgjidhë. Arrihet liria seksuale – ushtrohet liria zgjedhore – si individ jopolitik ushtrojnë një pushtet të fuqishëm politik. Femrat dhe adoleshentët ndoshta mund të quhet individë (të pandashëm) jo-politik, por ata përbëjnë një pjesë të popullsisë shumë të rëndësishme për të ashtuquajturin elektorati zgjedhor, sepse e tashmja jonë është e ardhmja e tyre.

(THE MASS PSYCHOLOGY OF FASCISM By WILHELM REICH)

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com