Mirëqenie

April 5, 2018 | 9:17

Disa mënyra për të ulur tensionin e gjakut, pa përdorur medikamente

Mënyra e jetesës luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e tensionit të lartë të gjakut. Nëse e kontrolloni me kujdes tensionin e gjakut nëpërmjet një stili jetese të shëndetshme, mund të mos keni nevojë për ilaçe, ose mund t’i përdorni ato më rrallë se më parë.

Zbuloni disa nga mënyrat për uljen e tensionit të gjakut pa pasur nevojë për medikamente.

Humbisni peshë dhe kontrolloni perimetrin e belit

Tensioni i gjakut shpesh rritet me peshën trupore. Të qenët mbipeshë shkakton gjithashtu probleme me frymëmarrjen ndërsa flini (apnea e gjumit), që më pas rrit tensionin e gjakut.

Rënia në peshë është një nga mënyrat më efikase për kontrollin e tensionit të gjakut. Duke humbur vetëm 4.5 kilogramë mund të ulni në mënyrë të konsiderueshme tensionin. Përveç rënies në peshë, duhet të kontrolloni edhe belin. Pesha e madhe përreth belit ju rrezikon edhe më shumë nga tensioni i lartë i gjakut.

Në përgjithësi: Meshkujt janë më të rrezikuar nëse perimetri i belit është më i madh se 102 centimetra. Gratë janë më të rrezikuara nëse perimetri i belit është më i madh se 89 centimetra.

Stërvituni rregullisht

Aktiviteti fizik rregullisht – të paktën 30 minuta çdo ditë – mund të ulë tensionin me gjakut me 4-9 mm Hg. Është shumë e rëndësishme të kryeni stërvitje rregullisht, pasi tensioni i gjakut mund të rritet sërish.

Llojet më të mira të aktivitetit fizik për uljen e tensionit të gjakut janë ecja, joga, çiklizmi, noti dhe kërcimi.

Ndiqni një dietë të shëndetshme

Një dietë e shëndetshme, e pasur në drithëra, fruta, perime dhe produkte të bulmetit të ulëta në yndyra, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut me deri 14 mm Hg. Ky plan i të ngrënit njihet ndryshe si dieta DASH, për të parandaluar hipertensionin.

Nuk është e lehtë që të ndryshosh mënyrat e të ngrënit, megjithatë me këto këshilla, mund të adoptoni një dietë të shëndetshme.

Mbani një ditar për ushqimet – Duke mbajtur shënime për gjithçka çfarë hani, edhe për vetëm një javë, do të mund të kuptoni nëse po ushqeheni shëndetshëm ose jo. Monitoroni çfarë hani, sa, kur dhe pse.

Rrisni nivelet e kaliumit. Kaliumi mund të minimizojë efektet negative të sodiumit në tensionin e gjakut. Burimi më i mirë i kaliumit është ushqimi, si frutat dhe perimet, në vend të suplementeve.

Blini ushqimet e duhura: Lexoni etiketat e ushqimeve dhe ndiqni një dietë të shëndetshme.

Kufizoni kripën

Edhe një ulje e vogël e sodiumit në dietë mund të ulë tensionin e gjakut me 2-8 mm Hg.

Për të ulur sodiumin në dietë, duhet të:

Lexoni etiketat e ushqimeve – Nëse është e mundur, zgjidhni alternativa të ushqimeve dhe pijeve me pak sodium që blini normalisht.

Konsumoni më pak ushqime të përpunuara – Ushqimet natyrale përmbajnë një sasi shumë të vogël të sodiumit. Pjesa më e madhe shtohet gjatë përpunimit.

Mos shtoni kripë. Vetëm 1 lugë çaji kripë ka 2,300 mg Përdorni erëza ose bimë për t’u dhënë shije ushqimeve.

Kufizoni alkoolin

Alkooli mund të jetë i mirë dhe i keq për shëndetin. Në sasi të vogla, mund të ulë tensionin e gjakut me 2-4 mm Hg.

Por, ky efekt mbrojtës humbet nëse pini shumë alkool – zakonisht rekomandohet jo më shumë se 1 pije për gratë dhe jo më shumë se 2 për burrat.

Hiqni dorë nga duhani

Çdo cigare që pini rrit menjëherë tensionin e gjakut. Heqja dorë nga duhani ndihmon në rikthimin në normalitet të tensionit të gjakut.

Lehtësoni stresin

Stresi kronik është një nga shkaktarët kryesor në rritjen e tensionit të gjakut. Stresi mund të bëhet shkak për zhvillimin e hipertensionit edhe nëse reagoni ndaj tij duke ngrënë ushqimeve të pashëndetshme, konsumuar alkool dhe duhan.

Burimi / https://shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top