Këshilla & Arsye

July 25, 2018 | 10:51

Disa mënyra se si të bëheni më të mençur

A e dini se disa nga gjërat që ju bëni rregullisht mund t’ju ndihmojnë të bëheni më të zgjuar? Të bëhesh më i mençur mund të tingëllojë si diçka e frikshme, por në të vërtetë mund të jetë më e lehtë se sa mendoni.

Ja se cilat janë 6 mënyrat që e vërtetojnë këtë:

  1. Aktivitetet fizike

Ushtrimet fizike rrisin furnizimin me gjak në tru dhe në thelb sjellin ushqim në tru, kjo gjë ndryshon trurin nga niveli molekular në nivelin e sjelljes. Ekziston diçka e quajtur neurogjeneza, ky është procesi ku ndërthuren lidhjet e reja të trurit ose neuronet dhe kjo rritet me ushtrime. Ushtrimet gjithashtu ndihmojnë në përmirësimin e plasticitetit të trurit ose aftësinë e trurit për të ndryshuar dhe përshtatur.

Pra, tani keni një arsye tjetër për t’u siguruar që tw mos e anashkaloni stërvitjen tuaj.

  1. Imitimi se çfarë njerëzit e mençur bëjnë

Zgjuarsia kërkon zhvillimin e strategjive të mira të të mësuarit. Zbuloni se si njerëz të mençur mësojnë dhe pastaj do të jeni më të mençur, për shembull, spikerat e mirë nuk janë domosdoshmërisht më të mençur se dikush tjetër, ata thjesht kanë një strategji më të mirë për të mësuar përmendësh fjalët dhe për t’iu qasur atyre në komandë.

  1. Provoni vallëzimin ose golfin për të zhvilluar trurin tuaj

Nëse vërtet dëshironi të zhvilloni trurin tuaj, zgjidhni një aktivitet që jo vetëm vendos në lëvizje trupin por edhe trurin tuaj. Aktivitetet si vallëzimi dhe golfi mund të jenë me të vërtetë të mira për trurin sepse kërkojnë të mendojnë lëvizjen. Këto lloj aktivitetesh janë zbuluar për t’iu mbrojtur edhe kundër zhvillimit të Alzheimerit teksa plakeni.

  1. Fokusimi në një gjë do të përmirësojë funksionin tuaj njohës

Ju mund të mendoni se duke bërë disa gjëra të ndryshme në të njëjtën kohë ju bën më efikas, por nuk është kështu.

Në vend të kësaj, përpiquni të rifokusoni trurin tuaj duke u përqendruar në një gjë, në një kohë të caktuar.

  1. Mësimi i një gjuhe të re

Përdorimi i dy gjuhëve rregullisht mund të ndihmojë në zhvillimin e pjesës së trurit tuaj. Gjuhët e reja do ishte më mirë të mësoheshin që në fëmijëri. Por sido që të jetë, studiuesit inkurajojnë mësimin e gjuhëve sa herë që të mundeni.

  1. Rrethojeni veten me njerëz të mençur që ju bëjnë dhe ju të ndiheni të tillë.

Të kesh miq të mençur mund të të bëjë dhe ty të ndihesh i tillë. Studiuesit zbuluan se fëmijët që kishin një mik të ngushtë në shkollën fillore, ishin më të mençur në kohën kur filluan shkollën e mesme.

 

Burimi / scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top